Ana Brnabiç, mes heshtjes dhe debatit për të drejtat e homoseksualëve

Postuar në 05 Maj, 2021 15:24
Francesco Battistini - Corriere della Sera

 

Janë disa elementët e paprecendentë që solli Ana Brnabiç në historinë e kryeministrave serbë. Ajo është gruaja e parë që kryeson një qeveri serbe, dhe e para lezbike. Për më tepër është është e para në botë që bëhet me fëmijë (gjatë detyrës) nga partnerja e saj. Megjithatë, e gjitha kjo nuk mjafton për ta bërë Ana Brnabiç një pararendëse të të drejtave të homoseksualëve dhe as Serbinë një cep të Europës që qëndron politikisht korrekt.

Debati i ndezuar këto ditë në parlamentin e Beogradit, ku po votohet ligji për martesat e të njëjtit seks ka sjellë një përplasje jo vetëm politike. Çuditërisht, por jo aq dhe aq, presidenti nacionalist Aleksandar Vuçiç ndalon së luajturi heroin e fushatës së vaksinave dhe deklaron se ai kurrë nuk do të miratojë një ligj "në kundërshtim me përkufizimin e martesës si një bashkim midis burrit dhe gruas": është e kotë të më quani obskurantist, sqaron Vuçiç, sepse "unë tashmë i kam ilustruar pikëpamjet e mia duke zgjedhur Ana Brnabiç si kryeministre". Argumenti tingëllon pak “nuk jam homofob, në fakt kam shumë miq homoseksualë”, por nuk u heq asgjë pavendosmërisë legjitime të Vuçiçit. Por problem nuk është aq shumë ajo që thotë ai, ish-zëdhënësi i diktatorit Millosheviç. Çështja është te ajo që Ana Brnabiç nuk thotë.

E thirrur në kauzë nga bota LGBT dhe nga opozita, kryeministrja ka zgjedhur të heshtë: "Nuk mund të përgjigjem". E thotë këtë me shumë kujdes, por nuk justifikohet. Ajo që ka rëndësi është kompromisi për të qenë në një qeveri plot homofobë dhe domosdoshmëria për të mos irrituar Kishën Ortodokse. Ose skrupujt për të mos e vënë në qendër të vëmendjes të birin, i cili pa atë ligj do të mbetet një fëmijë i jashtëligjshëm. Sidoqoftë, shumë e mbajnë mend se si emërimi i Anës u përshëndet në Perëndim, si "një shenjë përparimi" për faktin e thjeshtë të të qenit homoseksuale. Dhe sa u kritikuan ata që e panë emërimin e saj si një operacion të mirëfilltë marketingu, në pritje të kandidaturës për në BE. Kush është në të vërtetë Ana? Një flutur e çuar në laborator dhe e fiksuar me gjilpërën e nacionalizmit? Disa histori personale edhe një politikan nuk mund t'i tradhtojë dhe kjo heshtje po bën shumë zhurmë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.