Shkruesit “e mirë” të letrave/fjalimeve politike

Postuar në 29 Prill, 2021 16:36
Gëzim Mekuli

 

Presidenti i 29 i SHBA-së, pasi pati lexuar një paragraf nga një fjalim që ai e kishte mbajtur, e tha këtë: ”Unë kurrë se kam parë këtë me parë. Unë se kam shkruar këtë fjalim dhe nuk besoj në atë që unë sapo e lexova”.

Të nderuar lexues, 

Fjala e shkruar, si kurrë më parë, është shndërruar në një mjet të fuqishëm për të ndiku e për të drejtu proceset shoqërore-politike. Sot, politikanët, ushtarakët apo edhe udhëheqësit e institucioneve të rëndësishme nuk i shkruajnë vetë fjalimet që këta i lexojnë. E kjo është një praktikë që ka dobësitë dhe përparësitë e veta.

Shohim se shkrimet politike të kryeministrit, kohëve të fu

ndit, janë më të dobëta nga aspekti gjuhësor e retorik; fjalimet janë të mbushura me fjalë zbukuruese, klishe, fjali të zbrazëta, të pavërteta, pa përmbajtje logjike dhe me plot patos.

Gjithsesi, Edi Rama ka shkrues “të mirë” të fjalimeve e të letrave politike. E dimë se kryeministri është i ndihmuar nga të tjerët për të shkruar fjalimet e tij. Por ky nuk është i vetëm. Qeveria norvegjeze ka më shume se 120 këshilltarë dhe shumë nga këta ndihmojnë në të shkruarit e fjalimeve.

Mund të themi se fjalimet politike të Barak Obamës janë fjalimet politike më të mira në botë. Është Jon Favreau ai cili e ndihmon Obamën të shprehë mendimet e tij në mënyrën me bindëse. Në hapësirën intelektuale, Favreau konsiderohet gati edhe si një idol; djaloshi 38-vjeçar i cili edhe në kafiteri ka aftësi të formuloj fjalët të cilat ndikojnë në tërë botën.

Politikanët e fshehin se janë të tjerët, ata që i formësojnë fjalët e tyre

Manuskripti i Roosevelt-it i shkruar me dorën e tij sot gjendet në muzeun e Rooseveltit. Këtu mund të shihen përmirësimet gjuhësore dhe fshirja e fjalëve. Bile-bile këtu gjendet edhe dokumenti me nënshkrimin i tij që vërteton se ky është manuskripti i tij origjinal i fjalimit që u mbajt në Capitol.

Por këtu është “vetëm një problem”: Roosevelti nuk e shkroi vetë këtë fjalim. Ai nuk “e gjeti” fjalinë dhe thënien e famshme ”E vetmja gjë që ne duhet frikësuar është vet frika”. Fjalimi është formësuar nga Raymond Morley, ndërsa citati vjen nga shoku dhe këshilltari Louis Howe. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Roosevelt-i, shkroi me dorë e me kujdes fjalë për fjalë, fjalimin e shkruar nga të tjerët, me qëllim që askush të mos dyshonte se ai kishte fjalimshkruesit e tij.

Çfarë mund të mendojmë rreth kësaj, të dashur lexues?

Nëse Roosevelt-i vetë nuk i ka menduar fjalët, atëherë a janë këto fjalët e tij? Mendimet e tij? Politikat e tij? Këto pyetje nuk vlejnë vetëm për Presidentët amerikanë, gjithsesi.

Që nga Sokrati e deri sot tek shqiptarët, politikanët kanë pasur ndihmë në të shkruarit e letrave/fjalimeve dhe formulimin e mendimeve. Edhe për letrën dërguar "Vëllaut Edi", vlen e njëjta gjë, si ajo tek fjalimi i Roosevelt-it: Edhe ky nuk i formësoj fjalitë e veta. Politikanët parapëlqejnë që të mbajnë në fshehtësi se, ata nuk formulojnë vet fjalët e veta. Dhe, ata që i shkruajnë letrat/fjalimet heshtin rreth asaj se çfarë bëjnë. Në sistemin politik ndoshta askush nuk punësohet si fjalimshkrues; ata punësohen si sekretar/e ose këshilltar/e, ndonjëherë edhe si bashkëpunëtorë për marrëdhënie me publikun. (Public relation)

Si pasojë e kësaj, shkrimet/fjalimet e tilla nuk janë të ”bindshme” dhe ”të gjalla”. Arsyeja është se nga qarqet politike vjen porosia e cila urdhëron se, kush do e lexoj fjalimin dhe, në cilin vend duhet të mbahet fjalimi. Porosia vjen edhe me detyra tjera, ku ndër tjera, theksohet se çfarë duhet të theksohet në fjalim, e çfarë nuk lejohet të mos ceket fare.

Fitohet përshtypja se letrat e shkruara nga të tjerët u ofrohen politikanëve tanë pak kohë para se të bëhet porosia e kamerave televizive. E them këtë sepse gjuha e përdorur në këto letra/fjalime është gjuhë e zbrazët, është një fjalor thuaja romantik e me premtime shumë.

Letra "Vëlla Edi" tregon se sa shumë mund të manipulohet në publik nga fjalimshkruesit e porositur nga pushteti. Aq shumë dëshirohet të manipulohet me fjalën, me politikën, me historinë, më veprat e me gjuhën, sa që krijon idenë se je duke lexuar letrat e Rilindasve dërguar njëri - tjetrit në kohën e rëndë të viteve 1890 - 1930; Në letrën "Vëlla Edi", sipas të gjitha gjasave, të shkruar nga këshilltarët e Ramës, ka shumë romantizëm, ka shumë zbukurime e elemente të filmave artistik, ka plot efekte të dramaturgjisë e të teatrit. E kësaj i thonë manipulim dhe propagandë.

Një dukuri shqetësuese në "Edi vëlla" është se këta të dy flasin në vetën e parë: “UNË” dhe "TI": “Unë kam bërë”, "Ti ke bërë", “Unë luftova", "Ti luftove", “Kujtimet e mia”, “Ti", "Jam munduar shumë", "Je munduar shumë", "Unë", "Ti", "Unë", "Ti", etj. Këtu përdoret pak shumësi “NE”. A nuk na kujton kjo fjalimet e Stalinit e të Titos?

Është edhe tjetra: Përmes fjalimeve të tilla karakteri i "letërshkruesit" është i paqartë dhe i pabesueshëm për popullin. Sepse, ai apo ajo që shkruan për tjetrin është shpesh më i kujdesshëm dhe më diskret. Dhe, është e vështirë që ta qëllosh saktësisht stilin gjuhësor të një personi tjetër. Aq më tepër rreziku shtohet kur në tekst ngatërrohen shumë fjalim-letërshkrues, sepse kështu ”lindë” një fjalim jo nga një person me një personalitet e karakter, por nga një ekip, të cilëve nuk u shihen as edhe fytyrat.

Warren Harding, i cili ishte Presidenti i 29 i SHBA-së, pasi pati lexuar një paragraf nga një fjalim që ai e kishte mbajtur, tha me plot habi edhe këtë: ”Unë kurrë se kam parë këtë me parë. Unë se kam shkruar këtë fjalim dhe nuk besoj në atë që unë sapo e lexova”.

Ndoshta, Thaçi dhe "Vëlla Edi", një ditë, do e pranojnë një gjë të tillë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Bejeni zemren gur dhe shkruajini nje leter doreheqjeje lulit. Se jeni bashkefajtor me te qe humbi pd. Ja benit rrugen disheze. Nje buzeqeshje dhe pak entuziazem. Kaq duhej Dhe keshtu ja doli te merrte votat e militanteve.

Submitted by Qerrja Gezimit (not verified) on

As ti o Gezo nuk e ke bere vete kete shkrim por e ke kopjuar nga nje liber qe flet per fjalimet e lidereve politik.
Mos I bej gajlen Edi Rames. Ai eshte boll i zgjuar te komunikoj me kedo. E kemi pare e degjuar shume here. Por ti puthador i Sali Berishes, dhendrrit te Serbise, qe ju koosvaret e done shume, nuk e pertyp dot faktin se popular shqiptar votoi per me te mirin.
Sikurse edhe Respublica me redaksine e saj.

Submitted by redaksia on

Komenti "përr-ovokator" u miratua meqenese kur dikush nxjerr jarge, i duhet lejuar t'i lepije. Edi Rama fitoi. Ky eshte fakt. Sikunder eshte edhe fatkeqesi. Ne ketu jemi, punen do ta vazhdojme. Shpresojme qe kjo pune te quhet edhe lufte e drejte. Kjo Shqiperi ka tretur shume si puna e ketij qe fitoi. Do ta trese edhe kete. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sa shkrim me vlerë!
Respublica thnx!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.