Katastrofa e informacionit/ Sa e kërcënojnë të dhënat njerëzimin

Postuar në 29 Prill, 2021 16:01

Edhe pse prej më shumë se një viti, bota po përballet me pandeminë më të rrezikshme që nga koha e gripit spanjoll, është e sigurt që ajo nuk kërcënon njerëzimin. Murtaja e zezë e shekullit XIV ishte pandemia më e rrezikshme në histori. Ajo eliminoi një të tretën e popullsisë së Evropës, gjë që si për ironi, çoi në rritje të pagave - për shkak të mungesës së punëtorëve, mosbesimit ndaj autoriteteve që nuk ia dolën ta mbrojnë popullin nga sëmundja dhe një riinvestimi në njerëzim, elementë këta që të gjithë bashkë çuan te ajo që ne e njohim sot si Rilindja.

Nëse ka një gjë që kërcënon racën njerëzore, ajo do të jetë ndryshimi i klimës. Kemi rreth një dekadë kohë për të rikuperuar para se dëmi të bëhet i pakthyeshëm. Një pjesë e komunitetit të shkencëtarëve spekulon se arsyeja pse nuk do të attijmë të shohim një univers të mbushur me civilizime të huaja është se njerëzimi nuk do t’i mbijetojë përparimit të ndryshimit të klimës dhe  teknologjisë.

A do ta shkatërrojnë njerëzimin të dhënat?

Nëse kemi fatin të mbijetojmë dhe t’i shpëtojmë çdo skenar tjetër të mundshëm apokaliptik, të themi një luftë termonukleare, shpërthimit të një supervullkani ose një asteroid të madh që përplaset në Tokë, do të na mbeten rreth pesë miliard vjet derisa diellit t’i mbarojë “karburanti”. Por mes epokës në të cilën jetojmë dhe vdekjes së diellit ka një problem tjetër për të cilin shkencëtarët as nuk ishin në dijeni deri më tani. Vetë informacioni mund ta kërcënojë njerëzimin. Jo të dhënat në vetvete, pro ruajtja e tyre. Ndërsa shoqëritë gjithnjë e më shumë mbështeten në informacionin dixhital dhe sasia e tij sa vjen e shtohet, ne një ditë do të arrijmë në një pikë ku numri i bitëve që ruhen do të tejkalojë atomet që përbëjnë planetin tonë. Kjo sipas fizikantit teorik Melvin Vopson në Universitetin e Portsmouth në MB. Një studim i tij, i rishikuar nga kolegët, e emërton këtë kërcënim Katastrofa e Informacionit. Studimi është botuar në revistën AIP Advances.

"Aktualisht, ne prodhojmë ∼1021 bit dixhital informacioni çdo vit në Tokë. Ky rezultat del nga një vlerësim i IBM-së sipas të cilit njerëzit prodhojnë 2.5 bit të dhëna dixhitale çdo ditë. Me një normë të supozuar të rritjes prej 20 për qind, numri i bitëve që ne prodhojmë do të jetë më i madh se tërësia e atomeve në planet në rreth 350 vjet. "Ne po ndryshojmë fjalë për fjalë planetin pak nga pak, dhe kjo është një krizë e padukshme", thotë Vopson.

Ka shumë variabla për t'u marrë parasysh. Për shembull, numri i bitëve të prodhuar çdo vit, kapaciteti i ruajtjes së të dhënave, prodhimi i energjisë dhe madhësia e bitit krahasuar me atomin (shpërndarja në masë). Ka edhe faktorë që lidhen me njeriun, të tillë si rritja e popullsisë dhe shkalla e aksesit në teknologjinë e informacionit në vendet në zhvillim. "Nëse supozojmë një rritje më realiste të normave prej 5%, 20% dhe 50%", thekson studimi, "numri i përgjithshëm i bitëve të krijuar do të jetë i barabartë me numrin e përgjithshëm të atomeve në Tokë përkatësisht pas 1 200 vjetësh, 40 340 vjetësh dhe ∼150 vjetësh".

Në rastin më të rëndë, skenari 150-vjeçar, do të duheshin afërsisht 130 vjet derisa e gjithë energjia e gjeneruar në Tokë të thithet nga krijimi dhe ruajtja e të dhënave dixhitale. Në këtë version, deri në vitin 2245, masa e informacionit dixhital do të ishte e barabartë me gjysmën e asaj të Tokës. IBM thotë se 90 për qind e informacionit dixhital që kemi sot është prodhuar vetëm në dhjetë vitet e fundit.

Për më tepër, ai beson se normat e tij janë konservatore.

Një zgjidhje sipas dr. Vopson do të ishte përdorimi i një "medie jo materiale" për të ruajtur informacionin. Sidoqoftë, ai nuk ka shumë shpresë te ky opsion.

Përveç kësaj teorie, Vopson është pararendës i teorisë së ekuivalencës së masë-energjisë së informacionit, sipas të cilës informacioni është element themelor i universit dhe ka masë. Sipas kësaj teorie, masa, energjia dhe informacioni janë të tria të ndërlidhura. Materia e errët nuk ekziston. Në vend të saj, materia "që mungon" në univers është informacioni i madh që ajo përmban.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.