Kazan!

Postuar në 23 Prill, 2021 23:48

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar ndër të tjera sot në një intervistë për syri.net se:

Donte të futej në lojë kjo(Yuri Kim), ta bëjmë lojën tamam ne. Më ka marrë në telefon se kisha bërë letër unë se donin ta fusnin prapë në KLD këtë Dvoranin. Edhe i them unë “thirrini mendjes se ky nuk është as në KLGJ, dhe ky është edhe me Venecian etj, etj”. Nuk do ta botoja letrën në orën 11 se nuk doja të ndërhyja në një vendim të organeve të drejtësisë. Ajo më merr në telefon dhe më thotë “ti zotëri nesër mos bëj zhurmë po qe se këta e bëjnë kështu”. I them “moj zonjë ne kemi bërë një marrëveshje, se ky nuk është as anëtar i gjykatës së Lartë”. “Po ne dimë disa gjëra për ty”, më thotë mua kjo. Ambasadorja i thotë presidentit që dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini për mua i nxirrni i thashë, se unë nuk e shkel Kushtetutën. Çfarë ke ti për mua dhe çfarë ka Amerika për mua mund ta nxirrni dhe unë këtë vagabond dhe horr nuk e pranoj

Tani, kjo deklaratë ose duhet përgënjeshtruar si mashtrim, ose nëse nuk ndodh kemi një dëshmi të dorës së parë për shantazhin që ambasadorë të huaj bëjnë në Shqipëri ndaj personave të ndryshëm në politikë.

Por le të mos bëjmë sikur nuk e dimë se një gjë e tillë ndodh rëndom në këtë leckë që quhet Republika e Shqipërisë dhe të pranojmë dëshminë si një konfirmim. Edhe kërkesa për Dvoranin nuk është sekret, ne këtu marrim sërish një konfirmim të asaj që u lexua në lëvizjet e kësaj ambasaores së tanishme të SHBA në Shqipëri.

Ajo që të çudit këtu është se zonja Kim kërcënon presidentin e Shqipërisë se dika ca gjëra për të!!!Mirëpo çfarë gjërash di zonja? Ne këtë president e kemi parë në video duke ndarë tendera dhe para. Për këtë dolën në rrugë njerëz e ndodhi ajo që ndodhi më 21 janar ku paraardhësi i zonjës Kim e konfirmoi me atë rast z. Berisha si burrë shteti.

Çfarë janë këta diplomatë pesë lekësh që vijnë në këto anë xhanëm? Çfarë loje politike e madhe na qenka kjo ecejake sms-sh e takimesh, ky protokoll prej Byroje, ku e sheh veten jashtë apo brenda sipas orës dhe vendit të takimit me kimra, lura dhe arvizura që nuk thonë asgjë tjetër gjëkundi veçse këtu në këtë vend pa dinjitet e pa asnjë formë?

Cili është sekreti që amerikanët dikan për Ilir Metën e që do na çudiste ne? Ilir Meta është në politikë dhe ka patur sukses pikërisht për sekretet e tij publike, për legjendimin e vetes për ato që bën e që nuk i pranon publikisht, por që preferon t’ia faturojnë.

Nga ana tjetër, çfarë presidenti është ky që lejon ta shantazhojnë dhe ta zbulojë këtë shantazh në media? Ec e merre vesh Shqipërinë që e kanë quajtur edhe universitet të jetës disa të huaj që edhe ata humbën në këtë vend! Ec e merre vesh se çfarë luhet, për kë dhe çfarë që të na përkasë edhe ne si qytetarë normalë! Apo pretendojmë shumë që të jemi normalë?

Të paktën një të mirë e ka ky denoncim i Metës: kuptohet se ambasadat këtu janë kazani i radhës, që mbahet me zjarrin e llozhrave të politikës dhe diplomatëve që fshihen pas buzëqeshjeve dhe gjoja autoritetit moral të personazhit pozitiv të telenovelës gjysmë pornografike të Tiranës.

s.zaimi

Comments

Submitted by Selim (not verified) on

Po ky rren mo plak. Dhe ti mos bo sikur po e han rrenen e ktij legeni duke u mundu me u tregu interesant me nje shkrim "equo". Dmth duke i bo fajtor nga pak te dy. Nuk ka dy fajtore. Ka vetem nje zagar.

Submitted by themie thomai (not verified) on

Shkrimi fare i shkurter por i ka vene pikat mbi I. S'eshte hera e pare qe ambasadoret sillen si sadrazem ketu; ka ndodhur qe kane vdekur edhe siper dafllakut. I'a vlen te merresh me kete krijesen lart? E ka trurin te lavazhuar

Submitted by Anonymous (not verified) on

Por eshte fakt se te gjithe ambasadoret amerikane jane shpallur komunista dhe armiq nga e djathta shqiptare qofshin ata te emeruar nga presidente demokrate apo republikane. Me sa duket imperialistet amerikane nuk i paskan ndryshuar synimet e erreta ndaj Shqiperise sone te dashur dhe fanar ndricues.

Submitted by Aqif (not verified) on

Ne Shqiperi ndodhin shume cudira, ketu, ne token e sorrave pjelle mushka e ben gjeli veze, horri behet minister e analfabeti behet deputat. Ky Agushi qe nderoi emrin e u be Ilia kur zdrupi ne Tirone,ben sikur eshte me i forte se Jurica,por eshte lepur.
Ne vende te tjera ambassadoreve is tregohet vendi, kur shkelin mandatin diplomatik (sic ben Kimja), i largojne,por ne Shqiperi ndodh e ku derta, Ambassadoret largojne politikanet.
Jurica duhet ti kete thene Agushit, "harro cfurqe e sopata " bej gati valixhen per te leruar zyren......
Agushi harron se aty ku eshte, ndodhet nga firma e Ambassades se Jurices e nuk e ka zgjedhur populli, sic gerthet gjithmone Agushi.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ne dime disa gjera per ty! E forte kjo! Nuk jam per metoda incizimi, por do te isha pro incizimit te ketyre fjaleve, si jane thene ne anglisht! Ne nje vend tjeter europian, nese nje ambasador/e amerikan/e do ti thoshte presidentit te vendit keto fjale, do te percillej ne aeroport brenda 72 oreve me ceremoni!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.