Ukraina përgatitet për luftë, hyn në fuqi ligji për rezervistët

Postuar në 22 Prill, 2021 14:01

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka dekretuar një ligj të ri për shërbimin ushtarak, në një kohë kur vendi është prej javësh në prag të një konflikti me Rusinë fqinje. Ligji i ri parashikon që rezervistët të thirren në çdo kohë për shërbim ushtarak.

Ky ligj hyn në fuqi ndërkohë që forcat ruse janë shtuar në kufirin më Ukrainën dhe po ashtu edhe incidentet.

Ai ka kaluar në Parlament në fund të marsit. Zyra e presidentit bëri të ditur se ligji i ri do t’i lejojë qeverisë të plotësojë mënjeherë njësitë ushtarake të forcave të armatosura, gjë që do të rrisë kapacitetet e luftimit gjatë agresionit ushtarak në rritje, raporton Euronews.

Në rrethana të veçanta, qytetarët ukrainas që e kanë përfunduar kontratën me rezervat ushtarake mund të rekrutohen sipas urdhrit të komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Përmes kryeministrit Dmytro Kuleba, Ukraina i kërkoi të martën Perëndimit t’i shtojë sanksionet Moskës, duke i zgjeruar ato në të gjithë sektorët e ekonomisë së saj.

Të martën, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell tha se 100 mijë trupa ruse janë vendosur në kufirin me Ukrainën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.