SHBA drejt njohjes së genocidit armen

Postuar në 22 Prill, 2021 14:16

Mediat e ndryshme në Perëndim po paralajmërojnë njohjen nga SHBA të genocidit armen, që është një ngjarje e zhdukjes së masë të armenëve në vitin 1915 nën Perandorinë Osmane. Akti në fjalë kundërshtohet nga Turqia e sotme që nuk e njeh dhe pranon termin genocid pasi ka interpretime të tjera historiografike për shpjegimin e tij.

Sipas mediave në fjalë, presidenti aktual, Joe Biden pritet të bëjë njohjen formale çka pritet të sjellë tensionimin e marrëdhënieve, edhe kështu të vështira, me Turqinë. Burimet që japin informacionin shtojnë se njoftimi i Biden do të zyrtarizohet në ditën e kujtimit të genocidit nga armenët, një element simbolik ky që e përcakton aktin në fjalë si politikë anti-turke.

Vendimi përkon në fakt me premtimet elektorale të Joe Biden, që gjatë fushatës së fundit deklaroi se “të drejtat universale të njeriut do të bëhen prioritet kryesor”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.