Në Izrael gjendet “hallka” e munguar në historinë e alfabetit

Postuar në 21 Prill, 2021 21:59

Një copë e vjetër qeramike e zbuluar në vendbanimin e lashtë kananit në Izrael mendohet se është teksti më i vjetër  i shkruar me shkrim alfabetik. Objekti daton 3 500 vjet më parë. Janë disa tekstet e hershme kananit e që njihen, por ato janë shkruar duke përdorur hieroglifë ose karaktere kuneiforme.

Zbulimi i shkrimit alfabetik plotëson një boshllëk në historinë e hershme të një shkrimi që me sa duket u zhvillua nga migrantët kananitë në Egjiptin e lashtë. Nga Levanti, sistemi i shkrimit përfundimisht do të përhapej në të gjithë botën, duke u bërë sistemi i shkrimit më i përdorur deri më sot.

Objekti i gjetur është mbetja e një tenxhereje argjile e importuar nga Qiproja dhe mbi të është shkruar duke përdorur bojë. Me përmasa vetëm 4 me 3.5 centimetra, fragmenti përmban disa fjalë të shpërndara në dy rreshta. Ajo u zbulua në vitin 2018 nga një ekspeditë austriake duke gërmuar në Lachish dhe rezultatet e studimit u botuan të enjten në revistën “Antiquity”, raporton "Haaretz".

Ndërsa ekspertët po përpiqen të deshifrojnë tekstin e shkurtër, ata janë të bindur se ai mund të datojë rreth vitit 1450 p.e.s., në fillim të epokës së bronzit të vonë. Kjo gjetje u jep studiuesve një "hallkë të munguar" në historinë e alfabetit, që lidh mbishkrimet e mëparshme alfabetike të gjetura në Egjipt dhe Sinai me tekstet e mëvonshme të zbuluara në Kanaan, thotë Felix Hoflmayer, studiues nga Instituti Arkeologjik i Akademisë Austriake të Shkencave.

Gjatë epokës së hekurit, qëpasoi, ky alfabet proto-kananit do të zhvillohej në sistemet e shkrimit të përdorura nga popujt e Levantit. Izraelitët e lashtë do ta përdornin atë për të shkruar Biblën Hebraike, ndërsa versioni fenikas i shkrimit do të përhapej nga tregtarët përtej Mesdheut, nëGreqi dhe më pas në Romë – duke u bërë përfundimisht alfabeti lati nqë po lexoni pikërisht në këtë moment.

Comments

Submitted by U hauuuu! (not verified) on

Shkrimi daton ne vitit 1444 p.e.s sepse ne vitin 1444 e.s. Skenderbeu mblodhi Kuvendin e Lezhes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.