Raporti/ Serbia publikon konkluzionet mbi 3 muajt e parë të vaksinimit

Postuar në 20 Prill, 2021 16:08

Më shumë se tre muaj pasi nisi procesin e vaksinimit, Serbia ka një raport mbi rezultatet e tij. Sipas raportit, detaje të të cilit janë publikuar nga “Blic”, të vaksinuarit janë 50 herë më pak të rrezikuar nga infektimi se ata që presin për t’u vaksinuar. Asnjë prej të vaksinuarve me Pfizer dhe AstraZeneca nuk ka kërkuar asistencë spitalore.

Studimi është kryer në Kragujevac, por për shkak të numrit të madh të personave të përfshirë në të, mund të thuhet se përfaqëson të gjithë vendin. Koha e monitorimit është 1 janar - 1 mars 2021, për 28 630 të vaksinuar dhe 100 000 të pavaksinuar.

Në total, 8.11 % e të pavaksinuarve u sëmurën gjatë tre muajve të monitorimit, ndërsa për të vaksinuarit kjo përqindje ndaloi në 2.03Pas dozës së dytë, përqindja bien në 1.17 për qind, dhe tre javë pas saj është 0.57 për qind. Efikasiteti tre javë pas dozës së dytë është në 92 për qind. Dejan Baskic, mikrobiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë, që ka udhëhequr studimin, thotë se rezultatet e tij thonë qartë një gjë: Vaksinohuni!

"Vaksina minimizon numrin e pacientëve në përgjithësi dhe atyre të shtruar në spital, dhe panorama klinike nuk është aq e rëndë. A pati të sëmurë gjatë kësaj kohe? Po, por duhet të marrim parasysh se cila ishte panorama klinike. Ne jo vetëm që po shikojmë numrin e atyre që u sëmurën, por edhe sa pacientë shkuan në spital, dhe informacioni i marrë, në mënyrë të pakundërshtueshme dëshmon për një gjendje më të lehtë të atyre të vaksinuar. Prandaj, mos hezitoni të vaksinoheni", thotë ai.

Studimi jep një panoramë të qartë të efektivitetit të secilës vaksinë.

Numri më i ulët i pacientëve në mesin e të vaksinuarve është te ata që u imunizuan me Pfizer. Në total, nga të vaksinuarit, numri i të infektuarve me Covid është si më poshtë; 2.3 për qind e atyre që u vaksinuan me AstraZeneca, 2.2 për qind e atyre që u vaksinuan me vaksinën kineze, 1.8 për qind e atyre që u imunizuan me Sputnik V dhe 1.1 për qind e atyre të vaksinuar me vaksinën Pfizer. Pneumonia u zhvillua në 0.7% të të të vaksinuarve me Sinovac, në 0.3 për qind të atyre të vaksinuar me Sputnik V dhe AstraZeneca dhe në 0.1 për qind të të imunizuarve me Pfizer.

0.2 për qind e qytetarëve të vaksinuar me vaksinën kineze, 0.1 e atyre me Sputnik V dhe 0 pacientë Pfizer ose AstraZeneca nuk u drejtuan në spital. Që prej fillimit të këtij viti, Serbia ka qenë lider në Europën kontinentale për fushatën intensive të vaksinimit. Vaksinat e përdorura nga autoritetet serbe të shëndetit public janë Pfizer, Astrazeneca, Sputnik V dhe në masë më të madhe vaksina kineze.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.