I pasigurtë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Postuar në 20 Prill, 2021 21:56

Është drejtues politik i qarkut Tiranë, absolutisht i bindur për fitoren e socialistëve më 25 prill, por Erjon Veliaj nuk vë bast që Basha nuk do të jetë kryeministër.

Nuk vë bast, por duke parë si mbeti Tirana në 4 vitet e Lulit, ku të mbarojë punë në bashki duhej të njihje kunatin. Ne jemi parti e qytetarëve, gjasat e fitores së Lulit janë zero, fitorja jonë do jetë e thellë

Nëse impenjimi i tij si drejtues politik nuk i çon socialistët drejt fitores, Veliaj dorëhiqet. Të paktën këtë thotë z. Veliaj në një intervistë për MCN Tv

Unë nuk do vazhdoj të jem drejtues politik, nuk ka kuptim të jem më. Por unë them që s’do humbasim, pyetja është sa thellë do fitojmë, se që të dalim të dytët të tretët nuk bëhet fjalë.

Ajo që u konceptua si spostim emrash në listë, të të vjetërve të Partisë Socialiste, për Veliajn përbën një strategji për fitore.

Nuk janë spostime, është strategji. Ne kemi garë me kundërshtarin, por kemi dhe një garë të brendshme për popullaritetin e secilit.

Ndërsa fitoren në 25 prill e presin spektakolare si kurrë më parë, në 2017-n, socialistët nga qarku Tiranë kanë nxjerrë 18 deputetë, përballë 11 mandateve që siguruan demokratët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.