Huawei sjell teknologjinë 6G brenda vitit 2030

Postuar në 18 Prill, 2021 12:05

Ndërsa shumë vende të botës sapo kanë nisur të përqafojnë teknologjinë 5G, gjiganti kinez i teknologjisë Huawei po planifikon pasardhësin e tij akoma më të shpejtë.

Xu Zhijun, kreu aktual i kompanisë, i cituar nga mediat kineze, thotë se rrjeti 6G do të hyjë në treg në më pak se 10 vjet, deri në vitin 2030.

Pritet që së shpejti, gjiganti kinez i teknologjisë të publikojë një dokument të detajuar ku do të shpaloset vizioni i saj për zhvillimin e rrjeteve të gjeneratës së ardhshme në të ardhmen e afërt.

Ajo që dihet deri tani, gjithmonë sipas mediave kineze, është se rrjetet 6G mund të jenë 50 herë më të shpejta se 5G. Duke pasur parasysh që rrjetet 5G lejojnë transferimin e deri në 20 gigabit në sekondë në kushte ideale, shpejtësia e pasardhësit të tij mund të arrijë 1.000 gigabit në sekondë.

Një teknologji e tillë pritet të bëjë të munudr përdorimin e internetit edhe në lëvizje me shpejtësi të lartë, për shembull në avion.

Lider në zhvillimin e teknologjisë 5G, Huawei është refuzuar në disa vende, e para ndër to SHBA, e cila gjatë administratës "Trump" e futi atë në listën e zezë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.