Rrjedhja e të dhënave, zyrtarizohet aksioni i parë legal ndaj Facebook

Postuar në 17 Prill, 2021 03:37

Një grup privat i sektorit dixhital ka paralajmëruar se do të paraqesë para një gjykate irlandeze akuzën ndaj Facebook për rrjedhje të të dhënave për 530 milionë përdorues. Drejtori i grupit “Të Drejtat Dixhitale Irlandë”, Antoin Ó Lachtnain, paralajmëroi të gjithë gjigandët e teknologjisë se ky aksion ligjor masiv mund të jetë fillimi i një efekti domino.

Ky do të jetë aksioni i parë kolektiv i llojit të vet, por ne jemi të sigurtë se nuk do të jetë i fundit

ka thënë ai.

Ai ka referuar ekzistencën e legjislacioni që duhet të shërbejë për të mbrojtur konsumatorët, por kompanitë nuk e kanë marrë seriozisht një gjë të tillë. Sipas këtij grupimi, Facebook dështoi në mbrojtjen e të dhënave dhe në njoftimin e atyre që ishin prekur, ndërkohë që vetë kompania ka deklaruar se të dhënat në fakt janë mbledhur nga ato informacione që janë publike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.