Një efekt pozitiv i pandemisë Covid-19

Postuar në 17 Prill, 2021 21:30

Përtej viktimave, mbylljes dhe dëmeve të tjera, Covid-19 ka pasur edhe efekte pozitive. Një prej tyre është rritja e kontrollit mjekësor të mushkërive, që çoi në zbulimin e shumë rasteve të kancerit, në faza të hershme. Kirurgu Igor Khatkov, bashkëpunëtor i Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë, i tha RT se pandemia e koronavirusit e ndryshoi rutinën e këtyre kontrolleve, duke rritur diagnostikimin e kancerit të mushkërive.

"Një nga problemet më të mëdha është se njerëzit nuk duan të testohen. Kur janë të shëndetshëm, ata injorojnë rekomandimet për kontrolle të rregullta. Nëse ata fillojnë të ndihen jo mirë, ata zakonisht i injorojnë simptomat dhe kërkojnë ndihmë mjekësore vetëm kur dhimbja bëhet e padurueshme”, tha ai.

Prof. Khatkov shtoi se mjekët tani kanë teknologjinë për ta neutralizuar kancerin sapo nis të zhvillohet, por kjo vetëm nëse njerëzit u përmbahen rekomandimeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.