Kubë, "dinastia" Castro del nga skena politike

Postuar në 17 Prill, 2021 03:45

Dinastia Castro duket se ka dorëzuar pushtetin në Kubë. Raul Castro, lideri 89 vjeçar i Partisë Komuniste, ka njoftuar gjatë punimeve të një kongresi se do të japë dorëheqjen nga posti.

Pasuesi i tij do të votohet në fund të këtij kongresi, gjatë të cilit Castro ka deklaruar se do t’ia lërë vendin “një brezi të ri plot pasion dhe shpirt anti-imperialist”.

Mediat raportojnë se kandidati më i mundshëm për të pasuar Castron është Miguel Diaz –Canel, që është zgjedhur president i vendit në vitin 2018. Raul Castro erdhi në pushtet në vitin 2011, pasi i vëllai i tij, Fidel lëshoi detyrën. Ai vazhdoi kursin ideologjik të të vëllait, por eci drejt përmirësimit të marrëdhënieve me SHBA mes viteve 214-2016.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.