Irani ka një emër për shpërthimin në centralin bërthamor

Postuar në 17 Prill, 2021 16:51

Disa ditë pas një incidenti në stacionin bërthamor në Natanz, që e cilësoi fillimisht sulm terrorist, Irani ka një emër për autorin. Sipas medieve iraniane, i dyshuari është 43-vjeçari Reza Karimi, i lindur në Kashan, një qytet në Iran. Televizioni shtetëror publikoi një foto të Karimit, për të cilin tha se ka njoftuar Interpolin, pasi është larguar nga vendi pas sabotimit të punës në centralin bërthamor. Karimi rezulton në listën e personave me historik të dyshimtë udhëtimesh, për shkak të vizitave të tij në Etiopi, Kenia, Holandë, Katar, Rumani, Turqi, Ugandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mediat e Iranit nuk japin informacion mbi rrugët që ka ndjekur Karimi për të hyrë në një prej centraleve më të sigurta të Republikës Islamike, i dili u dëmtua nga shpërthimi i javës së kaluar.

Lidhur me këtë të fundit nuk ka ende asnjë bilanc zyrtar dëmesh. Pas shpërthimit, Hassan Rouhani deklaroi se do të vijohet me pasurimin e uraniumit deri ne 60%, shkalla më e lartë ndonjëherë. Lidhur me ngjarjen, Irani ka akuzuar Izraelin.    

Ndërkohë, në Vjenë vijuan edhe sot negociatat për rikthimin në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Tërheqja e SHBA-së nën presidencën e Trump nga kjo marrëveshje dhe vendosja e sanksioneve mbi Iranin u argumentua me përpjekjen për t’i ndaluar republikës islamike që të prodhonte uranium të pasuruar në sasi të tillë sa për të krijuar arsenal të tillë.

Ndërkohë, Irani ngul këmbë se programi i tij bërthamor është paqësor, pavarësisht bindjeve që ka në Perëndim për këtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.