Erdogan: Nuk njohim aneksimin e Krimesë

Postuar në 11 Prill, 2021 11:04

Ankaraja nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë. Gjatë një vizite që presidenti ukrainas pati në Turqi, Erdogan tha se vendi i tij është pro Platformës së Krimesë, një iniciativë e kësaj të fundit për të mbledhur mbështetje ndërkombëtare.

"Ne mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ne përsëritëm qëndrimin për të mos njohur aneksimin e Krimesë. Shpresojmë që Platforma e Krimesë të japë rezultate pozitive për të gjithë popullin, përfshirë tatarët e Krimesë dhe për Ukrainën", citon presidentin turk agjencia TASS.

Republika e Krimesë dhe Sevastopolit, një qytet me një status të veçantë në Gadishullin e Krimesë, me shumicë ruse, u aneksua nga Rusia në shkurt 2014.

Kjo u pasua nga një referendum që u mbajt më 16 mars 2014, në të cilin 96.77% e Krimesë dhe 95.6% e Sevastopolit zgjodhën të shkëputen nga Ukraina dhe të bashkohen me Federatën Ruse. Ukraina vazhdon të refuzojë të njohë Krimenë si pjesë e Rusisë.

Aneksimi i Krimesë është kundërshtuar që në krye të herës edhe një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar. Bashkimi Europian e quajti të paligjshëm aneksimin e Krimesë dhe në qershor 2014 i vendosi sanksione Rusisë. Që nga ajo kohë, sanksionet janë rinovuar disa herë. Herën e fundit, ato u votuan në 18 qershor 2020 me afat deri më 23 qershor 2021.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.