Një grup studentësh serbë shpikin pajisjen që bën mbjellje automatike lulesh

Postuar në 10 Prill, 2021 14:44

Në Serbi, studentët e Universitetit të Kragujevacit kanë shpikur një pajisje që do të zëvendësojë qindra krahë pune në bujqësi. Pajisja e patentuar për të cilën ata kanë punar gjatë është një makineri për mbjelljen automatike të luleve dhe perimeve. Ajo mund të mbjellë në kontejnerë edhe lulet ose farat e lakrës, të cilat njihen si më delikatet, me një saktësi të pabesueshme.

Makinerisë i duhen vetëm 25 minuta për tridhjetë kontejnerë, një punë që nga një puntor do të bëhej për një ditë të tërë.

Universiteti i Kragujevacit, pjesë e të cilit është Fakulteti i Shkencave Teknike ka programe studimi në fusha si inxhinieri elektrike, inxhinieri kompjuterike, mekatronikë, teknologji informacioni, informatikë dhe menaxhim.    

Pajisja e shpikur nga studentët e mekatronikës u thjeshtua nga ekspertët e Fakultetit Teknik përmes programimit kompjuterik. Tani pajisja varet nga lloji i kulturës që do të mbillet.

Megjithëse në Europë ka pajisje të ngjashme, patenta serbe ka gjetur mënyrën për të arritur te kompanitë vendase që merren me kultivimin e kastravecave dhe farës së lakrës.

Për RINA, të cilës i referohet B92 Srecko Curcic, një nga profesorët e këtij fakulteti, thotë se përveç makinës automatike të mbjelljes ekipi ka krijuar printerë 3D për të bërë objekte tre-dimensionale.

“Të gjithë studentët që ndoqën mekatronikën në departamentin e Fakultetit Teknik gjetën punë në këtë profesionin e tyre në Serbi. Një nga shembujt ishte që kompania botërore e automobilave BMW na kërkoi t'u siguronim atyre 50 inxhinierë, por ne u kemi kërkuar atyre që të hapin fabrikën e tyre në Serbi në mënyrë që studentët tanë të mos duhet të largohen nga vendi, kërkesë kjo që mbeti pa përgjigje", thotë Curcic.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.