Spiunë izraelitë të maskuar si gazetarë për familjen mbretërore në Emirate

Postuar në 08 Prill, 2021 09:08

Një përpjekje izraelite për të mbledhur informacion për një prej familjeve mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas këtyre përpjekjeve qëndron një kompani e inteligjencës që merret me çështjet e biznesit, raportoi të martën “Daily Beast”.

Kompania në fjalë ka angazhuar dy punonjës, të cilët janë paraqitur njëri si studiues i Fox News dhe tjetri si gazetar i “La Stampa”-s në Itali. Ata kanë kontaktuar me individë të përfshirë në një proces gjyqësor kundër Ras Al Khaimah, një nga shtatë emiratet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Daily Beast” ka kërkuar informacion në lidhje me ta pranë Faceboook, i cili i lidh dy spiunët me një kompani të quajtur Bluehawk CI. Kjo e fundit rezulton e themeluar nga Gyu Klinsman, një ish-ushtarak i inteligjencës izraelite. Firma në fjalë pretendon se ofron shërbime të inteligjencës që lidhen me sigurinë kibernetike.

Informacioni që ata kërkonin ka lidhje me individë të përfshirë në një mosmarrëveshje ligjore komplekse me emirin Ras Al Khaimah, Sheik Saud bin Saqr Al Qasimi dhe familjen e tij.

Në komunikimet e zbuluara nga Daily Beast vihet re përpjekja e spiunëve për të mbledhur informacione në lidhje me punët e brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Njëri prej tyre paraqitet si gazetar dhe studiues në kanalin Fox News në Nju Jork, “që po kryen një hulumtim rreth situatës në Emirate". Sipas raportit, ai/ajo përdorte identitetin e vjedhur të një gruaje të re, të ngjashme për nga mosha dhe pamja", e cila kishte punuar në të vërtetë në Fox.

Ndërsa “gazetari” italian ka përdorur Facebook si mjet kontakti për të diskutuar marrëdhëniet e Ras Al Khaimah me qeverinë.

Kjo nuk është përpjekja e parë për të siguruar informacion që lidhet me procesin gjyqësor kundër Ras Al Khaimah.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.