"Nuk ka ende fonde për projektin e ri të Bibliotekës Kombëtare"

Postuar në 01 Prill, 2021 18:56

Vendi do të ketë një Bibliotekë të re Kombëtare, me gjasë tek zona e ish-Gardës së Republikës, terreni është, por mungojnë fondet.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, thotë në një intervistë për MCN TV se kjo është arsyeja që ka mbetur pa nisur zbatimi, por e sheh me optimizëm hedhjen e një prej hapave, zgjedhjen e vendit të përshtatshëm.

Por në çfarë do të kthehet Biblioteka aktuale Kombëtare? Ai thotë se ideja e kahershme është që të bëhet Biblioteka e Tiranës. Drejtori Misha tregon edhe në fazën ku gjendet projekti i dixhitalizimit të veprave dhe artikujt.

Është një projekt shumë i detajuar. Problemi është se kushton goxha. Pra, problem mbetet gjetja e fondeve. Tërmeti, pandemia nuk ndihmuan. Por unë e di që është një angazhim i qeverisë. Është një domosdoshmëri. Detyra jonë si bibliotekë është të ushtrojmë presion gjithmonë e më tepër. Për këtë shërbeu edhe ekspozita e 100-vjetorit. Për të treguar se këtu ka thesare që vlejnë, të cilat meritojnë të jenë publike dhe të aksesueshme. Janë ruajtur mirë, por kushtet nuk janë optimale. Projektet janë, por problemi është financiar sepse kushton jo pak. Shpresojmë që pas premtimeve 30-vjeçare më në fund do të bëhet.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.