Për ata që e mendojnë Amerikën të pagabueshme - Iluzioni i rrezikshëm në Afganistan*

Postuar në 29 Mars, 2021 01:37
H.R. McMaster - Ish-Këshilltar i Sigurisë i Presidentit të SHBA, Trump

 

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe fitores së njëanshme ushtarake në Luftën e Gjirit në fillim të viteve ’90, politika e jashtme amerikane dhe strategjia e sigurisë kombëtare është dominuar nga ajo që mund ta quajmë narcizmi strategjik, prirja për të përkufizuar sfidat dhe mundësitë jashtë vendit vetëm në raport me SHBA.

Pikëpamja vetë-referuese e Amerikës për sfidat jashtë vendit, presupozon se vendimet e liderëve të saj përcaktojnë rezultatin dhe për rrjedhojë ajo nënvlerëson ndikimin dhe autorësinë që edhe të tjerët – sidomos rivalët, kundërshtarët dhe armiqtë – kanë mbi të ardhmen. Narcizmi strategjik prodhon politika dhe strategji të ndërtuara mbi presupozime të mangëta, mendimin voluntarist dhe qasjet afatshkurtra ndaj problemeve afatgjata. Shembulli i narizmit strategjik është lufta më e gjatë e Amerikës; lufta në Afganistan nuk ka qenë 20 vjet e gjatë, ajo ka qenë një luftë një vjeçare e luftuar 20 herë.

Është e kuptueshme se shumë amerikanë, të frustruar nga strategjitë defektoze dhe inkosistente të luftës po bëjnë thirrje për fundin e atyre që shumëkush i quan “luftërat e pafundme”. Por marrëveshja e negociuuar me talebanët nën administratën Trump, bazohet në presupozimin narcist se luftërat mbarojnë kur Amerika vendos të çmobilizohet. Letra e dalë në media e Sekrtetarit të Shtetit, Anthony Blinken për presidentin Ashraf Ghani, e bëri të qartë se administrata e re nuk i ka dhënë fund vetë-deluzionit të madh që synon të justifikojë një politikë inkompetente dhe joetike: se talebanët janë bërë më pak vrasës dhe se ata janë shkëputur nga organizata të tjera terroriste.

Vetë-deluzioni ushqen një strategji vetëhumbëse dhe vë në rrezik objektivin që nxiti ndërhyrjen tonë në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit 2001: t’u mohohet xhihadistëve terroristë një zonë e sigurtë dhe bazë mbështetëse prej nga ku planifikohen, përgatiten dhe mbahen me burime sulmet e vrasjeve masive ndaj ShBA dhe aleatëve të tyre. Nëse administrata Biden vazhdon t’i përmbahet marrëveshjes së dobët të cilën Talebani po e dhunojnë qysh tani, ka gjasë që përveç dëshmimit të një katastrofe humanitare, forcat tona të armatosura do të duhet të rikthehen në Afganistan me një kosto shumë më të lartë sesa të vazhdojnë mbështetjen për forcat afgane të sigurisë.

Afganët po mbajnë barrën kryesore në luftën kundër terroristëve xhihadistë. Trupat amerikane tani janë më të pakta në numër sesa ato të partnerëve tanë të koalicionit ndërkombëtar. Liderët e administratës Biden duhet të kujtojnë sesi lirimi i të burgosurve të Al Qaedas në Irak, krahas çmobilizimit ushtarak dhe diplomatik të ShBA-ve atje, krijuan kushtet për ngritjen e ISIS. Forcat amerikane u rikthyen më pas për të mbështetur një fushatë katër vjeçare për kontrollin e një territori në përmasat e Britanisë nga ajo çfarë ishte shndërruar në një ndër organizatat terroriste më të rrezikshme dhe shkatërrimtare. Sot liderët afganë po përpqien të ndjekin marrëveshjen e mangët të paqes që administrata e Donald Trump firmosi me Talebanin më 29 shkurt 2020 në Doha të Katarit. 

Për fat të keq, marrëveshja heq dorë nga një strategji e kënaqshme për Azinë Jugore, adoptuar në gusht të vitit 2017 që kënaqte dëshirën për t’u çmobilizuar nga lufta. Tërheqja e negociuar nga Afganistani është edhe më keq sesa thjesht tërheqja nga lufta. Koncesionet e bëra ndaj Talibanit, përfshirë faktin se nuk detyrojnë një armëpushim, ndërkohë që detyrojnë qeverinë afgane të lirojë nga burgu 5000 terroristë, e dobëson këtë të fundit, teksa amerikanët po largohen. Ndërsa ShBA vijon tërheqjen dhe dialog mes afganëve nuk po lëviz përpara, Talibani po intensifikon sulmet kundër forcave afgane të sigurisë dhe civilëve.

Akualisht është duke u zhvilluar një fushatë masive vrasjesh në mbarë vendin që shënjestron gazetarë, gjykatës, drejtues të shoqatës civile dhe politikanë të angazhuar në ruajtjen e lirive që afganët kanë gëzuar që nga fundi sundimit brutal të Talibanit në vitin 2001. Amerika dhe partnerët e vet në Afganistan kanë nevojë për një strategji afatgjatë të qëndrueshme dhe konsistente, të bazuar në atë që kërkon situata dhe atë çfarë populli amerikan do të mbështesë, më tepër sesa  në voluntarizëm. Kjo strategji duhet të ndërtohet mbi katër realitete.

*Së pari, operacionet e kundër terrorizmit nga larg, do të jenë inefektive nëse siguria në Afganistan bie. Ushtarët afganë po luftojnë me kurajë kundër Talibanit, Al Qaedas dhe organizatave të tjera terroriste. Amerika dhe partnerët e vet duhet të vazhdojnë të mbështesin dhe fuqizojnë forcat afgane për t’u përballur me kapacaitetet e rigjeneruara të Talibanit.

*Së dyti, Talibani është i ndërthurur me grupe të tjera terroriste. Duhen përpjekje të përqendruara shumëkombëshe për të shpërbërë ekosiste in terrorist në Azinë Jugore. Për shkak se Talibani është pjesë e këtij ekosistemi, ka shumë pak gjasa ta shkëputësh prej tij.

*Së treti, Pakistani nuk ka për ta ndërprerë apo reduktuar mbështetjen e vet për Talibanin apo grupe të tjera xhihadiste terroriste veçse nëse kostoja për këtë mbështetje bëhet shumë e madhe. ShBA dhe vendet e tjera duhet të bindin liderët pakistanezë se është në interesin e tyre që të ndjekin rrugët diplomatike në vend se të përdorin terroristë për të realizuar politikën e tyre të jashtme.

*Së katërti, Afganistani do të ketë nevojë për mbështetje ndërkombëtare për një të ardhme të parashikueshme. Afganistani nuk ka për t’u bërë dhe as ka nevojë të bëhet Danimarka. Nëse ShBA vazhdon të ndajë barrën me partnerë të tjerë të koalicionit, kjo mbështetje mund të sponsorizojë reformat, futjen e vendit në shtegun e ngadaltë të vetëmjaftueshmërisë dhe kështu për t’i aftësuar afganët për të mbajtur peshën e luftës dhe të sigurojnë një të ardhme të paqtë dhe të sigurtë.

Nëse administrata Biden braktis marrëveshjen e dobët që Taliban tashmë e ka shkelur, është e mundur që të zhbëhet një strategji humbëse dhe të mbështetet një përpjekje afatagjatë, me kosto të pranueshme për popullin amerikan. Për shkak se lufta mbetet një konflikt vullnetesh, arritja e paqes në Afganistan do të kërkojë që qeveria afgane dhe forcat e sigurisë të bindin elementë pajtues në radhët e Talibanit se ata nuk mund të fitojnë përmes përdorimit të forcës.

 Mbështetja afatgjatë ushtarake dhe diplomatike për qeverinë dhe forcët afgane të sigurisë është esenciale për arritjen e këtij synimi. Do të kenë kaluar dy dekada, por ka ardhur koha që t’i jepet fund vetë-deluzioni të Amerikës në Afganistan.

Burimi: Fox News

*Përkthimi dhe titulli shqip: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.