Lobistët shtojnë presionin për produktet OMGJ në Europë

Postuar në 29 Mars, 2021 15:11

Presioni politik lidhur me ato që i njohim si produkte të modifikuara gjenetikisht (OMGJ) ka ardhur duke u rritur vitet e fundit në BE. Në vitin 2018, Gjykata Europiane e drejtësisë vendosi se teknikat e reja të prodhimit të këtyre produkteve ishin brenda kornizës aktuale ku hyjnë produktet e inxhinierisë gjenetike.

Teknologjitë e reja gjenetike lejojnë përshpejtimin e rritjes, shtimin e rendimentit dhe përmirësimin e tolerancës së tyre ndaj sëmundjeve ose ndryshimeve mjedisore.

Sidoqoftë, duke qenë se këto teknika nuk kanë treguar të dhëna të qëndrueshme për sigurinë, ato nuk mund të përjashtohen nga rregullat që zbatohen për OMGJ, përfundoi gjykata e lartë e BE në 2018.

Në 2019, vendet anëtare i kërkuan Komisionit Evropian të përgatisë një studim që mbulon pasiguritë ligjore për teknikat e reja gjenomike dhe opsionet e politikave, sipas ligjit të BE.

Studimi pritet të botohet para fundit të prillit dhe bazohet në konsultime me shtetet anëtare dhe palë të tjera të interesuara.

Sidoqoftë, një analizë e fundit tregon se pjesa më e madhe e inputeve (74 për qind) vijnë nga sektori I agroindustrisë, që favorizon teknikat e reja të redaktimit të gjenomit.

Për më tepër, konsultimi përfshiu dy herë më shumë pyetje në lidhje me përfitimet e mundshme të OMGJ-ve të reja sesa ato në lidhje me rreziqet e mundshme.

Ndërkohë, ekzekutivi i BE ka shmangur botimin e përgjigjeve ndaj konsultës para botimit të studimit – gjë që ka shkaktuar zemërim te ambientalistët.

Lgiji aktual europian bën të detyrueshëm një autorizim para tregtimit për çdo product OMGJ që del në shitje. Autorizimi në fjalë jepet pas një vlerësimi mbi risqet që mund të paraqesë produkti për shëndetin e njeriut dhe vetë mjedisin.

Por lobimi për këto teknika të OMGJ-ve (që njihen edhe si editimi i gjeneve apo CRISPR) është i fortë. Kjo mund të çojë në ulje të standardeve të vlerësimit të riskut, monitorimit apo etiketimit.

Një investigimi i ri nga OJQ-ja Observatori Evropian i Korporatave (CEO), botuar të hënën (29 mars), ka zbuluar se pas strategjive të reja të lobimit që synojnë çrregullimin e teknikave moderne gjenetike drejtohen nga institucione të ndryshme akademike dhe bioteknologjike që mbrojnë interesat e korporatave - duke përdorur narrativën “miqësore me mjedisin”.

Studiuesja Nina Holland paralajmëron për kujdes të jashtëzakonshëm ndaj përpjekjeve të industrisë bioteknologjike për të sugjeruar produktet që janë subjekt i redaktimit të gjenomit si miqësore me klimën dhe mjedisin".

Ndërkohë, Organizata Evropiane e Shkencës së Bimëve (EPSO), e cila përfaqëson akademikë dhe institute kërkimore, ka rregulluar takime me ligjvënës të vendeve të ndryshme në lidhje me këtë çështje.

Dokumentet tregojnë se vendet të cilat janë treguar më të hapura për moskufizimin e këtyre lloj OMGJ-ve të reja ishin të ftuar në këto takime.

Në janar, disa vende u ftuan të takonin përfaqësuesit e EPSO - përkatësisht, Belgjika, Estnia, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja, Suedia, Danimarka, Italia, Lituania dhe Portugalia.

Ndërkohë, grupet e ambientalistëve kanë paralajmëruar se efektet e padëshiruara të OMGJ-ve të reja janë të paparashikueshme.

"Kjo paparashikueshmëri ishte një nga argumentet kryesore për rregulloren e rreptë që u vendos fillimisht për OMGJ dhe ky rrezik mbetet edhe për gjeneratën e re", thonë ata.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.