Holograme në pak sekonda falë inteligjencës artificiale

Postuar në 25 Mars, 2021 14:34

Një grup studiuesish të MIT kanë zhvilluar një teknikë për të gjeneruar holograme në kohë reale. Teknika e re është aq efikase, sa mund të bëhet në një kompjuter portativ ose smartfon. Liang Shi, njëri prej studiuesve, thotë se falë kësaj teknike hologramet do të përdoren në shumë fusha.

Kultura pop e bëri termin “hologram” sinonim të reperit të ndjerë Tupac Shakur, me performancën e tij në Coachela 2012. Në fakt, nuk ishte mirëfilli një hologram. Ishte një iluzion optik me efekt pasqyrë, që njihet ndryshe si Pepper’s Ghost.

Një hologram është një imazh i sheshtë që shfaqet në 3D. P.sh. le të marrim foton e një mole. Sido që ta kthesh, ajo mbetet imazhi i sheshtë i një molle.

Fotografi të sheshta si ajo krijohen duke regjistruar valët e dritës që reflektojnë çfarëdo që është në fushë-pamjen e aparatit kur ai shkrepet.

Por hologrami i një molle ka efektin thellësi. Ndërsa lëviz kokën ose vetë hologramin, do të duket sikur po sheh kënde të reja të frutit.

Hologramet përdorin si shkëlqimin ashtu edhe fazën e secilës valë drite për t'i dhënë shikuesit ndjesinë sikur ata po shikojnë diçka tre-dimensionale - edhe pse në të vërtetë nuk është kështu.

Inteligjenca artificiale vjen në ndihmë

Tradicionalisht, hologramet janë krijuar duke përdorur rrezet lazer, por imazhet që rezultuan nga ajo teknikë mund të shfaqeshin vetëm si kopje të vështira për t'u riprodhuar. Metoda nuk mund të përkthehej në video - vetëm imazhe statike.

Teknikat kompjuterike për të bërë holograme mund t’i kapërcejnë këto kufizime, por ato përfshijnë simulimeve të komanduara të bazuara në fizikë, të cilat kërkojnë shumë përpunim.

Një superkompjuteri mund të duheshin disa minuta për të gjeneruar një hologram të vetëm, dhe rezultati përfundimtar mund të mos ishte shumë realist.

Teknika e re e përshpejton këtë process duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale.

Studiuesit krijuan një grup të dhënash prej 4 000 imazhesh të gjeneruara nga kompjuteri dhe hologrameve fotorealiste që përputhen. Secila prej imazheve përfshinte informacionin për ngjyrën dhe thellësinë për çdo piksel.

Ata më pas trajnuan inteligjencën artificiale me këto të dhëna, duke e mësuar atë se si të gjenerojnë një hologram për pothuajse çdo imazh të dhënë 2D. Në përfundim prodhohet një hologram fotorealist në milisekonda.

Inteligjenca artificiale kërkon më pak se 1 MB memorie – vetëm një fraksion e asaj që ka një smartfonë. Gjithashtu, këta të fundit kanë teknologjinë e nevojshme për të llogaritur informacionin e thellësisë, që do të thotë se ndërtimi i një hologrami mund të bëhet fare lehtë.

/ Freethink / 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.