Udhëtimi më shpejtësi më të madhe se e dritës është i mundur

Postuar në 13 Mars, 2021 22:42

Shpejtësia e dritës mund të mos jetë limiti për njerëzimin. Ajo që konsiderohet si shpejtësia maksimale që mund të arrihet në natyrë, mund të tejkalohet falë teknologjisë Warp Drive. Një mekanizëm i popullarizuar nga "Star Trek", kjo teknologji do të bënte të mundur më shpejt sesa është menduar më parë, udhëtime më të shpejta se drita (FTL).

Dr. Erik Lentz, astrofizikant në Universitetin Göttingen në Gjermani, botoi një artikull në revistën “Classical and Quantum Gravity”, ku pohon se shpejtësia e dritës është e mundur duke përdorur fizikën konvencionale, raporton Popular Mechanics.

Le ta shohim në perspektivë: Nëse do të kishim përdorur raketën më të shpejtë në Tokë për të udhëtuar drejt Proxima Centauri, ylli më i afërt i sistemit tonë diellor përveç Diellit, do të na duheshin më shumë se 50 000 vjet vetëm për të arritur atje.

Sidoqoftë, nëse do të bënim të njëjtin udhëtim duke përdorur një makinë me teknologjinë Warp Drive, do të na duheshin vetëm dy deri tre vjet.

Një teknologji e tillë do të funksiononte duke e përkulur “pëlhurën” hapësirë-kohë rreth një anijeje kozmike për ta lejuar atë të udhëtojë me shpejtësi FTL. Modelet ekzistuese teorike për këtë do të kërkonin "energji negative" - ​​dhe nuk është e qartë nëse ajo ekziston.

Pikërisht për këtë arsye, modeli i Lentz është kaq emocionues. Nëse mund të mbështetemi te fizika që aktualisht njohim për të arritur shpejtësitë FTL, kjo bëhet gjithnjë e më e mundur.

"Hapi tjetër është të kuptojmë se si të ulim sasinë astronomike të energjisë së nevojshme brenda rrezes së teknologjive të sotme, të tilla si një termocentral i madh modern i ndarjes bërthamore. Atëherë mund të flasim për ndërtimin e prototipave të parë”, thotë Lentz.

Studimi i Letnz vjen paralel me zhvillimet e tjera të fundit në teknologjinë Warp Speed.

Një studim tjetër u kohëve të fundit, botuar në “Classical and Quantum Gravity”, nga një startup i quajtur Applied Physics (Fizikë e Zbatuar), njësoj si Lentz, sugjeron se një protoip i tillë mund të "ndërtohet mbi parimet e fizikës që njerëzimi njeh sot".

Sigurisht, ka ende shumë gjëra që shkencëtarët duhet t’i kuptojnë para se të fillojmë të rezervojmë bileta për udhëtimin drejt yjeve të afërt. Por një hap drejt kësaj duket se do ta hedhim së shpejti.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Keto rrenat me baze shkencore jane te mrekullueshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.