Parlamenti italian miraton ligjin për delimitimin e zonave detare me Greqinë

Postuar në 12 Mars, 2021 18:04

Parlamenti italian ka miratuar së fundmi ligjin për delimitimin e zonave detare me Greqinë. Ligji mori 273 vota dhe asnjë kundër. Kështu ai i hap rrugë zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë më 9 qershor 2020 që rishikon një marrëveshje të vitit 1977 duke përfshirë edhe metodën e WBS 84 – sistemi botëror gjeodezik.

Ligji është arritje për politikën e jashtme greke, e cila ka vënë si synim zgjidhjen e problemit të kufijve detarë me fqinjtë, duke nisur me Italinë, Greqinë dhe Egjiptin, për t’u ulur me Turqinë në fund, pasi të ketë përmbyllur problemet e tjera. Marrëveshja e tanishme me Italinë u jep ishujve jonianë në ndarjen e kufirit detar efekt të pjesshëm.

Comments

Submitted by Selim (not verified) on

E shiti dhe Draghi detin. Ka rrezik ti kene marre ne konsiderate 12 miljet. Tradhetare te medhenj keta qeveritaret italiane. Po ecin ne gjurmet e Edit. Turp te kene.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.