Fraksion në Vlorë

Postuar në 11 Mars, 2021 12:30

Në Vlorë po zhvillohet një përballje politike që mesa duket nuk kursen as PS-në dhe as PD-në. Pas lajmit të dorëheqjes së Bujar Leskajt nga pozicioni i Drejtuesit Politik të PD-së për Qarkun, vjen lajmi se Dritan Leli, kryetar i Bashkisë dhe një ndër përfaqësuesit e PS-së, përjashtohet nga fushata e kësaj të fundit.

Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por në media qarkullon tanimë një informacion për përjashtimin e Lelit. Ndërkohë bëhet e ditur se kryeministri Edi Rama do të shkojë sot në Vlorë për të sqaruar mesa duket situatën e krijuar.

Çështja është e rëndësishme për disa aspekte.

E para Leli ishte një gjetje personale e z. Rama, por që mesa duket nuk ka pranuar të bëhet Lolo i Tiranës.

Situata të kujton vitin 2013, kur në këtë qark, PS-ja pati thuajse të njëjtat probleme, asokohe të provokuara nga përplasjet e ish-deputetit Koço Kokëdhima.

Nga krahu tjetër, Bujar Leskaj është ankuar se lista e PD-së nuk ka vlonjatë, pra nuk është përfaqësuese dhe për këtë arsye u konsumua një debat i madh. Dje z. Leskaj publikonte një opinion të vetin në gazetën “Panorama” përmes të cilit konfirmonte angazhimin e vet përkrah PD-së, por ai as mohonte dhe as pohonte problemet e krijuara me selinë qendrore.

Dy kundërveprime nga krahë të kundërt, përballë vendimeve të Tiranës që e sheh qarkun Vlorë me synimin për ta shqyer ekonomikisht. Është interesante të vihet re pushteti i Damian Gjiknurit, një ndër njerëzit më të përfolur në qeverisjen e z. Rama. Analogjia ka rëndësinë e vet. Në vitin 2013, njerëz të PS-së pëshpërsinin pakënaqësinë që në krye të qarkut ishte Kokëdhima, një njeri i besimit Kristian, duke lënë të papërfaqësuar Labërinë. Ndërkohë që sot, kemi Gjiknurin nga Kudhësi, pjesë e fshatrave të Bregut që luan fijet e vendimeve për llogari të shefit të tij, një gjysmë vuniots. Të mos e injorojmë edhe këtë aspekt të antropologjisë historike në një zonë shumë të ndjeshme dhe ku dihet mirë kush është arroganti dhe kush vuan nga krenaria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.