Kur do kemi një herë lista deputetësh që publikohen ditën dhe jo në afatin e fundit?

Postuar në 08 Mars, 2021 12:36

Sot pritet të publikohen listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit nga dy partitë kryesore në vend: PS dhe PD.

Sipas të dhënave PS-ja do prezantojë listën në pra 18:00, kurse PD-ja në orën 20:00, ndërkohë që sot është afati i fundit ligjor për zyrtarizimin e listave. Kush mund ta dijë se kush do jenë kandidatët? Askush. Këto vendime janë ekskluzivitet i gjenialitetit cerebral të liderëve të partive në fjalë, të cilët sepse i pajton zakoni politik i njoftimit të vendimeve të tilla, natën, ditën e fundit të afatit ligjor.

Çfarë mendojnë kaq gjatë këta liderë? Çfarë gatuhet pas dyerve të pazareve që do ta bënin edhe Judën të ndihej naiv dhe leshko?  

Asgjë e madhe, edhe pse me shumë zarar. Vendoset se kush do jetë pjesë e hajdutërisë për 4 vitet e ardhshme, një hajdutëri e ligjëruar me votë popullore dhe konsensus kushtetues. Kush mendon se një qasje e tillë është nihiliste atëherë le të kujtojë se të dyja këto parti bënë çmos për bllokimin e subjekteve të reja dhe në finale kanë servirur për miletin të njëjtën menu që e njohim fare mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.