Zbulohet për herë të parë lëndë organike në sipërfaqen e asteroidëve

Postuar në 06 Mars, 2021 17:10

Agjencia Japoneze e Hapësirës – JAXA – ka konfirmuar së fundmi zbulimin e dy llojeve të materies organike në një asteroid duke hapur kështu dritaren e konfirmimit të një teze të njohur për origjinën e jetës në Tokë. Shkencëtarët japonezë kanë analizuar materiale të marra nga një asteroid i tipit S, quajtur Itokawa, marrë gjatë një misioni të vitit 2010 dhe mendohet se është një kondrit, shkëmb i pamodifikuar me origjinë nga kohët fillestare të sistemit diellor. Prania e lëndës organike në këtë asteroid tregon se trupi qiellor në fjalë e ka përftuar atë shumë kohës pasi është ftohur, pas të cilit materiali organik ka evoluar pavarësisht kushteve jashtëzakonisht jo të favorshme.

Këto janë gjetje me të vërtetë entuziazmuese pasi zbulojnë hollësi komplekse për historinë e një asteroid dhe sesi shtegu i tij evolutiv është kaq i ngjashëm me atë të Tokës para biologjike

citohet të jetë shprehur shkencëtarja Queenie Chan nga Universiteti Mbretëror i Londrës.

Zbulimi ka rëndësi edhe për faktin se shumica e meteorëve që bien në Tokë origjinojnë nga asteroid të këtij tipi duke ushqyer shpresën se dikur jeta në planeitin tonë ka ardhur në fakt përmes një goditjeje nga jashtë, çka do të sqaronte së paku origjinën e jetës, pasi evolucioni i saj mendohet se është kuptuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.