Tensionet me Turqinë, Greqia zgjat afatin e shërbimit ushtarak

Postuar në 05 Mars, 2021 21:56

Qeveria greke ka vendosur të zgjasë afatin e shërbimit ushtarak për shkak të tensioneve me Turqinë. Sipas mediave të ndryshme, duke nisur nga muaji maj i këtij viti, detyrimi ushtarak do të shkojë nga 9 muaj në 12 muaj, duke barazuar shërbimin ushtarak në ushtri me atë në marinë dhe flotë ajrore.

Vendimi pason atë që po quhet si program i modernizimit ushtarak që përfshin përmirësimin e flotës ajrore të F 16 si dhe blerjen e një gjenerate të re të avionëve francezë, Rafale. Po kështu Greqia synon blerjen e fregatave.

Mobilizimi i Greqisë lidhet me faktin se Ankaraja zyrtare ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga ato që i quan të drejta në Mesdheun Lindor dhe në Egje, duke shpallur thuajse hapur refuzimin e saj për të vazhduar zbatimin e detyrimeve dhe pasojave që rrjedhin nga Traktati i Lozanës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.