Space X dështon sërish, Starship 10 përfundon në flakë

Postuar në 04 Mars, 2021 14:43

Ka përfunduar pa sukses testi i radhës i SpaceX. Prototipi i saj, Starship, shpërtheu në ajër 10 minuta pasi ishte lëshuar.

Starship 10 ose SN10, një mjet fluturues me përmasat e një pallati 10-katësh u lëshua pasditen e së mërkurës në orën 5:14.

Për një moment, mjeti u duk se u ul me sukses, por shpërtheu papritur përpara suve të qindra studiuesve dhe adhuruesve të projektit.

Testi u zhvillua në strukturën e kompanisë Boca Chica në Teksas. Ai është përpjekja e tretë që Space X bën me një raketë Starship. Dy të mëparshmet - SN8 dhe SN9 - përfunduan në flakë.

Starship synon të bëhet sistemi i raketave plotësisht i ripërdorshëm i SpaceX, që do të transportojë një ditë astronautët në misionet e ardhshme hapësinore në Hënë dhe ndoshta në Mars.

Themeluesi i SpaceX, Elon Musk, ka thënë kohët e fundit se ai parashikon që prototipi të arrijë orbitën në vitin 2022.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.