Përse ngatërrohet Edward Said, Albin Kurti dhe Knut Hamsun me dështakun Grenell?

Postuar në 04 Mars, 2021 21:21
Gëzim Mekuli

 

Ky është Edward Said duke hedhur gurin simbolik me rastin e vizitës së tij në Lebanin jugor, i sapocliruar nga okupimi 18 vjecar izraelit. Është ky profesori i Columbia University, intelektuali i madh, filozofi, kritiku, qytetari amerikan, i biri i veteranit ushtarak, themeluesi i fushës akademike të studimeve postkoloniale, autori i shumë librave të pavdekshëm kritik, politik, sociologjik e filozofik, i cili u sulmua dhe u kritikua nga spin doctorë, retorikas, intelektualë, filozofë, media e politikanë të shumtë të Kohës, por edhe u mbështet edhe më fort nga bota me dinjitet dhe me kredon morale. Fatbardhësisht akademiku Edvard Said dëshmoj dhe i spjegoj botës, se gjuajtja e gurit ishte vetëm "akt simbolik i gëzimit të përfundimit të një okupimi" e asgjë, agjë tjetër.

Profesoi Said mbeti i nderuar dhe i respektuar nga bota e shkencës dhe e politikës humane. Edward Said, sot, më kujton fatin e Albin Kurtit, i cili me simbolikën dhe veprën e tij dëshmoj se është humanisiti e demokrati me përmasa jo vetëm kombëtare por edhe planetare.

Të dashur lexues,

Në Norvegji kemi poetin e madh kombëtar, të dashur nga populli dhe elita norvegjeze, Knut Hamsun, i cili, ndër tjerash, i shkruante Adolf Hitler: “Unë të admiroj”! Dhe jo vetëm kaq. Ai, së bashku bashku me gruan Marie, me 18 Mai 1943, vizitojnë ministrin e propagandës së Hitlerit, Joseph Göbels, në vilën e tij në Berlin. Pas vizitës, poeti i madh vendosi për t’ja dhuruar Göbelsit nderin më të lakmuar, që ai e kishte marrë në jetën e tij; Medaljen e artë të cmimit Nobel për letërsi me gjithë diplomë.

Ministri i Hitlerit e priti me ngrohtësi dhe me përzemërsi shkrimtarin e madh. Pas vizitës Göbelsi shprehet; “Kjo vizitë ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën time". "Kur Hamsun më pa për herë të parë, sytë e tij ju mbushën me lot," shënon Göbels në ditarin e tij. Para zgjedhjeve parlamentare, në vitin 1936, shkrimtari mbështeti, pa rezervë, udhëheqësin Vidkun Quisling, bashkëpunëtorin dhe ideologun e Adolf Hitlerit. "Po të kisha dhjetë vota, atij, të gjitha do ja kisha dhënë", shënon shkrimtari i madh norvegjez e botëror në ditarin e tij, Knut Hamsun.

Me 7 mai 1945, në gazetën e kontrolluar nga nazistët, si nekrolog e me dhimbje përkujton Adolf Hitlerin dhe, e vlerëson si një burrë e si një patriot të madh të njerëzimit. Ja se çfarë shkruan, ndër tjerash, për kriminelin, fituesi i çmimit nobel, shkrimatari dhe eseisiti i madh i kombit norvegjez dhe i njerëzimit, Knut Hamsun: “Ai ishte një luftëtar, një luftëtar për njerëzimin dhe një predikues për të drejtën e të gjitha kombeve. Ai ishte i një karakteri të reformuar, i rangut më të lartë, ...” ”...ne, ndjekësit e tij të ngushtë, përulim, tani, kokat tona në vdekjen e tij".

Përse ngatërrohet Edward Said, Albin Kurti dhe Knut Hamsun me dështakun Grenell?

Edward Said është një ndër filozofët më të mëdhenjë botërorë që la gjurmë të pavdekshme neë shkencat sociale, në retorik,e politikë e media. Edhe Knut Hamsun, sot, është një nga romancierët më të mëdhenj të Norvegjisë dhe jashtë saj. Është ky, një figurë e rëndësishme e neo - romantizmit dhe stilisti i letrave më me ndikim në periudhën midis dy luftërave botërore. Romani i tijë (1890), “sult” (uria), mund të shihet edhe si një prodhim pionier në letërsinë e modernizmit evropian. Hamsun në vitin 1920 fitoi Çmimin Nobel për letërsi. Hamsun është, gjithashtu, një intelektual i diskutueshëm: Ai kishte raporte tej miqësore me kreun më të lartë të nazizmit gjerman dhe, hapur, kishte mbështetur dhe përkrahur pushtimin gjerman të Norvegjisë.

Por, pavarësisht nga kjo, Knut Hamsun, sot, ka një vlerësim të lartë tek kombi norvegjez, jo për përkrahjen dhe mbështetjen që ky i dha nazizmit gjerman dhe pushtimit gjerman ne Norvegji, por për shkak të vlerave të mëdha artistike e letrare që ky shkrimtar i la kombit norvegjez. Knut Hamsun është ikona e identitetit norvegjez. Është i nderuar, i dashur e i pazëvëndësuar. Norvegjezët e ruajtën, gazetaria e pastroj, bota intelektuale e arsyetoj dhe “e kuptoj” orientimin e tij të mbrapsht politik.

Si do t'ia bëjë Grenelli i shkretë me norvegjezët e me amerikanët që nuk po i përjashtojnë nga publikja, nga akademia e nga elita Edward Said dhe Knut Hamsun?

Të dashur lexues,

Retorika e Grenellit të kujton propagandën e ultë të Slobodan Millosheviqit. As Millosheviq, as Rusia e as sunduesit e pasluftës në Kosovë nuk u morrën me kaq intenzitet kundër personit Albin Kurti. Ky fakt, kjo e vërtetë, të jep shpresë e të frymëzon, të shtynë të mendosh se sa i madh, sa i dashur, sa kreativ, sa pragmatist, sa demokrat e sa i afërt me vlerat e demokracisë amerikane është Kryeminsitri në ardhje, Albin Kurti!

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Gezimi ka bere nje sallate alla cobance kur permbledh Hamsunin, Saidin dhe Kurtin bashke. Ve bast se as vete ky " analist" nuk e kupton se perse i ngaterron dhe perzjen bashke tre vete qe pergjithesisht mendimet i kane patur te ndryshme dhe jo te perbashketa, e aq me teper qe kane jetuar ne kohe te ndryshme.
Kurti politikan qe kerkon te mos i nenshtrohet tuteles qe parihas se Botes, SHBA.
Saidi qe filozof qe shruante per te drejtat e kombeve te shtypura dhe tokes se vet Palestines.
Hamsuni adhuronte nje super kasap te njerezimit.

Per te parin, gjykohet puna e tij e pa kopmromentuar me kriminelet e luftes dhe te pasluftes qe u pasuruan me gjakun e popullit kosovar e serb dhe u bene politikane. Gjykohet edhe ne base te votave qe fitoi.

I dyti gjykohet ne baze te veprave te tija letrare qe lexohen akoma edhe sot, nder to Orientalizmi.

I treti, (me sa kuptoj idhulli i Gezimit), ka marre Nobelin nga nje grup te korruptuarish qe edhe sot e kesaj dite cmimet i japin sikur ajo gershera qe i hyn deleve per tu qethur.
Hamsun qenka idol per norvegjezet, kurse idol i Hamsunit ishte Hitleri, pra i bie qe ky grup (qe i eshte bazhkangjitur edhe Gezimi) Hyun e tyre kane kasapin e Genocidit Hebre. Une them gjunah qe si Kurti edhe Said nuk kane adhuruar ndonje super diktator kasap qe te pakte ky shkrim te kishte nje nderlidhje midis treshes.

Se fundi, po mire more Gezim, perse shkon aq larg tek Hamsuni?!
Ke Peter Handke austriak, me cmim Nobel dhe adhurues i nje minidiktatori, nationalist qe serbet dhe Sllavet ortodoks e adhuronin dhe e adhurojne. Librat e Handke lexohen dhe pelqehen nga miliona njerez ne Bote, por ja qe ju Kosovaret u ankuat me lebetitje histerike deri ne Bruksel e Uashington per cmimin karshi tij. Nuk ben keshtu more Gezim, po ta lexoj kete shkrim Peteri do t'i mbetet qejfi qe nuk e fute e te shkruaje per kater, nje numer me shume e nuk behej kijameti.
Ku dreqin e permende kete Hamsunin dhe e bere shok te Kurtit tashti qe cifuti Bibi e ka ftuar kete te dytin ne Jerusalem per akullore?!
Rrezik ta quaj persona non grata.

Submitted by Lezha (not verified) on

Kjo analize ka dimension te thelle. Te themi me shkurt analiza e xhveshe Grenellin dhe demaskon qellimet e tij per ta perbaluar Albin Kurtin.

Per mua ky shkrim ka krahasime te mrrekullueshme qe ve ne pah se sa e rrezikshme eshte te pranohet cdo gje qe vie nga establishmenit politik i ndonje superfuqie a vendi.

Grenell do qe ta perbaltoj qeverine e kosovareve me Alinin Kurtin ne krye, por nuk do ja del dot, ky shrkim e verteton kete qe po e them edhe une.

Analize e qelluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.