Tallja e pranverës/Ilir Meta, "president nga populli"

Postuar në 03 Mars, 2021 17:50

Kryebashkiaku IiTiranës, Erjon Veliaj, ka folur sot për çështjen “Ilir Meta”. Me një improvizim prej karagjozi, z. Veliaj ka zgjedhur vizitën në një familje që ka marrë shtëpinë e rindërtuar, për të dhënë komente politike mbi qëndrimet e presidentit të Republikës.

Tani thotë Ilir Meta, do iki unë po s’më votuat! Po ik, kush po të mban me zor, udhë e mbarë! Kjo i bën njerëzit që të votojnë më shumë PS në datë 25 prill. Ky sa u dha një sfidë, edhe ndonjërit që e kishte me dy mendje për ne, se ndoshta ka ndonjë vërejtje thotë: Tani që ikën Ilir Meta do votoj Edi Ramën për kryeministër, një rrugë e dy punë, se votoj këtë, ikën edhe ky tjetri. Si e thua si kërcënim?

Ty, ky komb, të ka dhënë privilegjin më të madh, se punë më të madhe se të jesh President i një republike nuk besoj se ka, edhe në Amerikë, edhe këtu. Ky thotë, ika unë po s’ma dhatë lodrën! Sjellja e një kalamani në oborr të lodrave

ka thënë ndër të tjera z. Veliaj. Ose të paktën këtë ka zgjdhur si lajm, Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ku qëndron kuptimi i një vizite për shtëpinë me komentin mbi presidentin e Republikës, këtë vetëm z. Veliaj mund ta dijë. Por edhe kështu, zotëria gënjen ose hiqet si naiv dhe në keqbesim. Sepse z. Veliaj e di shumë mirë se Ilir Metën nuk e zgjodhi kombi aty ku është, kombi nuk zgjodhi as Veliajn aty ku është. Kombi, sidomos ky yni, ka zgjedhur shumë pak, shumë shumë pak gjatë historisë së vet. Ai thjesht ka lënë të kalojnë zgjedhjet e të tjerëve, siç është Ilir Meta, Erion Veliaj dhe gjithë pareja e Rilindjes, që nuk janë asgjë më shumë sesa njerëz pa profil publik që ulin e ngrenë dorën sipas humorit të Edi Ramës.

Sot shumica inskenoi një tjetër tallje me shoqërinë, kur kryeministri u deklarua i lumtur për largimin e Vasilika Hysit nga lista e deputetëve për t’i hapur rrugë “kalamajve”. Në fjalën e tij, z. Rama pretendoi se znj. Hysi “ishte angazhuar në vitin 2009” me PS-në, kur në të vërtetë ajo erdhi nga Komiteti i Helsinkit si një vendim personal i z. Rama, në krye të listës së Tiranës, pa marrë vessh kush gjë dhe pa ndonjë angazhim politik paraprak. Ky teatër fare banal jo vetëm që riprodhon një gënjeshtër, por fyen edhe këto akte bamirësie publike që z. Veliaj dhe z. Rama bëjnë duke shpërndarë çelësat e shtëpive të reja nga një fshat në tjetrin. Duke shfrytëzuar takime me njerëz që kanë halle për t’I nisur mesazhe Ilir Metës, shokut të tyre të vjetër. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.