Studimi: Covid-19 vret qelizat e muskujve të zemrës

Postuar në 03 Mars, 2021 12:01

Problemet e zemrës janë dyshuar si një ndër pasojat e Covid-19 që në fillim të pandemisë. Reduktimi i aftësisë për të pompuar gjak dhe aritmia janë vënë re në shumë pacientë që e kanë kaluar infeksionin.

Por pyetja që kanë ngritur studiuesit është nëse këto probleme janë shkaktuar nga virusi që infekton zemrën apo janë një përgjigje inflamatore ndaj infeksionit viral diku tjetër në trup.

Një studim i kryer nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Uashingtonit në St. Louis siguron prova se dëmtimi i zemrës së pacientëve me COVID-19 shkaktohet nga virusi që pushton dhe replikohet brenda qelizave të muskujve të zemrës, duke çuar në vdekje të qelizave dhe ndikim në tkurrjen e muskujve të zemrës.

Studimi është botuar më 26 shkurt në “Journal of the American College of Cardiology”.

"Studimi ynë është unik sepse tregon përfundimisht se, në pacientët me COVID-19 që zhvilluan insuficiencë kardiake, virusi infekton zemrën, posaçërisht qelizat e muskujve të zemrës", thotë Kory Lavine, një nga autoret e studimit.

Duke studiuar modelet e indeve të zemrës që u ndërtuan me ndihmën e qelizave staminale, studiuesit konkluduan se infeksioni viral jo vetëm që vret qelizat e muskujve të zemrës, por shkatërron njësitë e fibrave muskulore përgjegjëse për tkurrjen e muskujve të zemrës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.