Partia e Orban largohet nga PPE

Postuar në 03 Mars, 2021 14:18

Partia në pushtet në Hungari, Fidesz, është tërhequr nga Partitë Popullore Evropiane, PPE. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e bëri të ditur vendimin përmes një letre dërguar kryetarit të grupit parlamentar të PPE-së, Manfred Weber, letër të cilën e postoi në Twitter një nga ministrat e tij.

Ndryshimet në rregullat e grupit të EPP-së, qartësisht janë një veprim armiqësor ndaj Fidesz dhe votuesve tanë… Kjo është antidemokratike, e padrejtë dhe e papranueshme”, citohet Orban nga Politico.eu.

Vendimi i Fidesz vjen një ditë pasi PPE-ja ndryshoi rregullat e brendshme, sipas të cilave mund të përjashtohen partitë politike dhe jo vetëm anëtarët e një partie, një ndryshim ky që u pa si një mundësi për të përjashtuar partinë Fidesz nga grupi më i madh parlamentar në Parlamentin Evropian.

Në PPE bën pjesë edhe partia e kancelarit austriak, Sebastin Kurz dhe ajo e kancelares gjermane, Angela Merkel. Me këta të fundit, Fidesz ka pasur disa herë përplasje vitet e shkuara.

BE-ja e ka kritikuar shpesh Orbanin dhe qeverinë e tij për raportet me mediat, organizatat joqeveritare dhe qasjen ndaj emigracionit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.