Katër në dhjetë të rinj, të varur nga smartfonët

Postuar në 02 Mars, 2021 16:02

Pothuajse katër në 10 studentë janë të varur nga smartfonët. Një studim i kryer me 1 043 studentë të moshës 18-30 vjeç në King’s College London zbuloi se 406 (38.9%) shfaqnin simptoma të varësisë nga smartfoni. Më shumë se dy të tretat (68.7%) e të varurve kishin probleme me gjumin, krahasuar me 57.1% të atyre që nuk ishin të varur nga pajisja e tyre.

Studimi klasifikoi si të varur të gjithë ata që nuk mund të kontrollonin kohën që kalonin me telefonin e tyre, ndiheshin të dëshpëruar kur nuk mund ta përdornin ose neglizhonin gjëra të tjera të rëndësishme, pasi ishin të zënë me pajisjen në fjalë.

Varësia u vu re se ndryshonte sipas racave. Më shumë gjasa të ishin të varur kishin studentët aziatikë (45.5%), me ngjyrë (41.9%) dhe raca e përzier (38%), ndërsa të bardhët (32.3%).

Gjetjet e studimit, të botuara në revistën “Frontiers in Psychiatry”, kanë rikthyer shqetësimin e ngritur prej kohësh për lidhjen e ngushtë midis përdorimit të smartfonit dhe vështirësisë që disa përdorues mund të kenë për të bërë një gjumë të mirë.

Ky problem ka marrë përmasa akoma më të mëdha gjatë pandemisë. Shumë të rinj kanë raportuar probleme me gjumin dhe shëndetin mendor.

“Përdorimi i rregullt i smartfonit para gjumit mund të ndikojë ndjeshëm në gjumë. Mbajtja e një rutine të mirë gjumi është jetike për shëndetin dhe mirëqenien e të rinjve dhe të rinjtë duhet të përpiqen të kufizojnë përdorimin e smartfonëve natën vonë, për shembull, duke e karikuar atë në një dhomë tjetër nga ajo ku flenë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.