Misteri i liqenit të skeleteve në një nga malet më të larta të Indisë

Postuar në 01 Mars, 2021 13:00

Prej vitit 1942, kur u zbuluan për herë të parë, mbetjet e 600-800 njerëzve në liqenin Roopkund  kanë tërhequr vëmendjen e antropologëve dhe shkencëtarëve. Liqeni ndodhet 5 029 metra mbi nivelin e detit, në një nga mallet më të larta të Indisë. Ai është i mbuluar nga bora në pjesën më të madhe të vitit, por kur ajo shkrin, në sipërfaqe dalin skeletët njerëzorë, një pjesë e të cilëve janë ende të veshur me mish. Një teori e vjetër i lidh këto mbetje me mbretin indidan, gruan e tij dhe shërbëtorët, të cilët u zhdukën gjatë një stuhie 870 vjet më parë.

Një tjetër teori sugjeron që disa nga eshtrat janë të ushtarëve indianë, të cilët u përpoqën të pushtonin Tibetin në 1841 dhe u mundën. Më shumë se 70 prej tyre u detyruan më pas të ktheheshin për në shtëpi mbi Himalaje dhe vdiqën gjatë rrugës.

Megjithatë, një tjetër teori supozon se kjo mund të ketë qenë një "varrezë" ku ishin varrosur viktimat e një epidemie. Në fshatrat në zonë, ka një këngë popullore popullore që flet për mënyrën sesi Hyjnesha Nanda Devi krijoi një stuhi breshëri, e cila vrau njerëzit që kalonin liqenin. Mali i dytë më i lartë i Indisë, Nanda Devi, respektohet si një perëndeshë.

Studimet e hershme të skeleteve kanë zbuluar se shumica e njerëzve që vdiqën ishin të gjatë - "më shumë se shtat mesatar". Shumica e tyre ishin të moshës midis 35 dhe 40 vjeç.

Një studim i fundit pesë-vjeçar, që ka përfshirë 28 bashkëautorë nga 16 institucione me bazë në Indi, ShBA dhe Gjermani, zbuloi se të gjitha këto supozime mund të mos jenë të vërteta, raporton BBC.

Shkencëtarët analizuan mbetjet e 38 trupave, duke përfshirë 15 gra, të gjetura në liqen. Disa prej tyre datojnë rreth 1200 vjet më parë.

Ata zbuluan se të trupat ishin të dy gjenetikisht të ndryshëm dhe vdekjet datonin në kohë të ndryshme që lëvizte me më shumë se 1000 vjet.

"Ende nuk është e qartë se çfarë ndodhi në Liqenin Roopkund, por tani mund të jemi të sigurt se vdekjet e këtyre individëve nuk mund të shpjegohen me një ngjarje të vetme", thotë Eadaoin Harney, autori kryesor i studimit dhe student doktorature në Universitetin e Harvardit.

Por më interesante janë gjetjet e studimit gjenetik: viktimat janë të larmishme. Një grup njerëzish kishin gjenetikë të ngjashme me njerëzit e sotëm që jetojnë në Azinë e Jugut, ndërsa tjetri "i lidhur ngushtë" me njerëzit që jetojnë në Evropën e sotme, veçanërisht ata që jetojnë në ishullin grek të Kretës.

Po si kanë përfunduar aty? Asnjë armë apo mallra tregtarë nuk janë gjetur në vend - liqeni nuk është i vendosur në një rrugë tregtare. Studimet gjenetike nuk kanë gjetur prova të pranisë së ndonjë patogjeni antik bakterial që mund të japë sëmundjet si shpjegim për shkakun e vdekjeve.

Një pelegrinazh buzë liqenit mund të shpjegojë pse njerëzit udhëtonin në zonë. Studimet zbulojnë se tregimet e besueshme të pelegrinazhit në zonë nuk shfaqen deri në fund të shekullit XIX, por mbishkrimet në tempujt lokalë datojnë midis shekullit VIII-X, "që sugjerojnë origjina të mundshme të hershme".

Kështu që shkencëtarët besojnë se një pjesë e trupave mund të shpjegohen me një "vdekje masive gjatë një pelegrinazhi".

Por si mbërritën në malet më të larta të Indisë disa njerëz nga Mesdheu lindor? Për këtë, shkencëtarët nuk kanë ende përgjigje.

/ Përktheu: Gazmira Sokoli /  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.