Ish-presidenti francez dënohet me tre vjet burg për korrupsion

Postuar në 01 Mars, 2021 17:28

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u shpall sot fajtor për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm dhe u dënua me tre vjet burg. Megjithatë, 66-vjeçari Sarkozy ka të drejtën të kërkojë që dënimi i tij me burg - prej të cilit dy vjet janë pezulluar - të konvertohet në arrest shtëpie me byzylyk elektronik.

Sarkozy bëhet kështu ish-lideri i dytë francez që i jepet dënim me burg. Paraardhësit të tij në Elysée, Jacques Chirac, iu dha një dënim me dy vjet burg, pasi u shpall fajtor për korrupsion ndërsa shërbente si kryetar i Bashkisë së Parisit.

Sarkozy u akuzua se i ka ofruar ngritje në detyrë një magjistrati të lartë në vitin 2014, në këmbim të informacionit për një hetim gjyqësor kundër tij.

Sarkozy, i cili ka mbajtur detyrën e presidentit në vitin 2007-2012, i hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër tij.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe avokati i Sarkozy, Thierry Herzog, dhe gjyqtari i lartë, Gilbert Azibert. Të dyve u është dhënë i njëjti dënim si Sarkozy.

Prokurorët kishin kërkuar dy vjet burg dhe një dënim dy vjet me kusht për të tre të pandehurit mbi atë që u cilësua një "pakt korrupsioni".

"Nuk ka pasur kurrë një pakt korrupsioni", citohet Sarkozy nga Euronews.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.