Ata që e kanë kaluar Covid-19 janë dhjetëfish më të mbrojtur

Postuar në 26 Shkurt, 2021 16:00

Ata që e kanë kaluar Covid-19 janë dhjetë herë më të mbrojtur se ata që nuk janë infektuar asnjëherë. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Jama Internal Medicine”.

Konkluzioni ka dalë pas analizës së testeve të antitrupave për 3.2 milionë pacientë amerikanë, nga 1 janari deri më 23 gusht të vitit të kaluar.

Deri tani ka pasur disa raste të dokumentuara të ri-infektimit që kanë ngritur shqetësimet se të mbijetuarit nuk fitojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar një infektim të dytë. Studimi jep një përgjigje lehtësuese, por ajo që mbetet e paqartë është se sa zgjat imuniteti dhe cili do të jetë ndikimi i varianteve.

Studimi në fjalë është financuar nga qeveria amerikane dhe është kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit.

"Ka një rënie dhjetëfish, e cila në thelb është një ulje 90% e rrezikut për ata që i kanë antitrupat", thotë Doug Loëy, bashkëautor i studimit.

Por edhe studiues të tjerë e mbështesin këtë përfundim.

"Ky është një lajm inkurajues, pasi sugjeron që sistemi imunitar po gjeneron një përgjigje të fortë ndaj infeksionit, e cila ka të ngjarë të luajë rol në mbrojtjen nga një infektim i dytë", thotëJennifer Juno, kërkuese shkencore në Universitetin e Melburnit.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.