Një lojë e rrallë shahu në Leningradin e 1924-s (FOTO)

Postuar në 23 Shkurt, 2021 18:16

Në vitin 1924, sheshi kryesor i Leningradit të atëhershëm u kthye në një fushë gjigante shahu dhe mblodhi mijëra njerëz që ndoqën për herë të parë një lojë tërësisht të pazakontë. Në Rusi, shahu ka qenë gjithmonë lojë popullore. Në kohën e Bashkimit Sovjetik, shahu luhej në çdo shkollë.

Në 20 korrik 1924, në sheshin kryesor të Shën Petersburgut (atëherë - Leningrad) festohej krijimi i  Federatës Botërore të Shahut FIDE (dhe nga 1966, edhe Dita Ndërkombëtare e Shahut filloi të festohej në këtë ditë).

Në tabelën gjigante të shahut ishin lojtarët e famshëm Ilya Rabinovich (me të zezë) dhe Pyotr Romanovsky (me të bardhë). Secila anë përfaqësohej me njerëz dhe jo me gurë shahu. Ushtarët e Ushtrisë së Kuqe ishin të bardhët dhe Flota e Kuqe ishin të zinjtë.

Edhe kuajt ishin të vërtetë. Komandat u transmetoheshin me telefon asistentëve, të cilët, nga ana tjetër, i njoftonin ato përmes një megafoni.

Performanca epike mblodhi rreth 8 000 spektatorë.

Ndeshja zgjati 5 orë dhe përfundoi në barazim. Kjo lojë nuk ishte vetëm për argëtim, pasi ndihmoi në promovimin e shahut midis sovjetikëve, si dhe jashtë vendit.

90 vjet më vonë, Shën Petërsburgu vendosi të përsërisë ndeshjen legjendare. Më 20 korrik 2014, mjeshtrat Nikita Vitiugov dhe Valery Popov zhvilluan një ndeshje tjetër - me vullnetarë që luanin ushtarët e shahut. Edhe ajo lojë përfundoi në barazim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.