Miniera e Turow/Çekia padit Poloninë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë

Postuar në 23 Shkurt, 2021 14:22

Republika Çeke do ta çojë Poloninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për aktivitet të paligjshëm në minierën e qymyrit Túrow. Vendimin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm, Tomáš Petříček (S&D). Sipas Byrosë Evropiane të Mjedisit, kjo është hera e parë në historinë e BE-së, që një shtet anëtar padit një tjetër për një tjetër për çështje mjedisore.

Miniera e linjitit në Turow ndodhet në kufijtë polakë me Çekinë dhe Gjermaninë dhe ndikon negativisht në jetën e qytetarëve të zonës, veçanërisht në furnizimet me ujë në fshatrat çeke pranë kufijve. Në mars 2020, autoritetet polake vendosën të zgjasin lejen për aktivitetet minerare deri në vitin 2026, duke injoruar ankesën e autoriteteve çeke.

Ministri i Jashtëm çek e ka propozuar padinë ndaj Polonisë në mbledhjen e qeverisë, e cila i dha mbështetje të hënën. Po ashtu, propozimi u mbështet edhe nga autoritetet lokale çeke dhe OJQ-të e mbrojtjes së mjedisit.

Çekia pretendon se Polonia ka shkelur ligjin e BE-së. Në dhjetor 2020, Komisioni Evropian mbështeti pretendimin e Çekisë se Polonia po shkel Direktivën e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis që kërkon konsultime ndërkufitare dhe parimin e bashkëpunimit, që parashikohet në Traktatin e BE.

“Për fat të keq, negociatat që u zhvilluan në Varshavë dhjetë ditë më parë nuk i përmbushën pritshmëritë tona. Kështu, ne do të paraqesim një padi. Në të njëjtën kohë, ne do të propozojmë një masë paraprake, citohet Petříček nga Euractiv. Nëse gjykata bie dakord, puna në minierat e Turów-it duhet të ndërpritet menjëherë deri në vendimin përfundimtar të gjykatës

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.