"Përplasja" me Soros/ KE, ultimatum Orbanit

Postuar në 19 Shkurt, 2021 12:40

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Hungarinë se ka dy muaj për të bërë ndryshime në ligjin e shumëdebatuar që prek organizatat joqeveritare të financuara nga jashtë (OJQ), përfshirë universitetin e themeluar nga miliarderi amerikan, George Soros.

Komisioni Europian i ka dërguar një letër të enjten kryeministrit hungarez Viktor Orban, të cilit I kërkon modifikimin e të ashtuquajturit 'rregull transparence', i miratuar në 2017.

Sipas ligjit hungarez, OJQ-të duhet të deklarojnë donatorët e tyre tek autoritetet hungareze, në të kundërt do të përballen me gjoba. Ligji përcakton një tavan për mbështetjen financiare nga jashtë vendit, që detyrimisht duhet të identifikohet publikisht si financim i huaj.

Në vitin 2020, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian e shpalli këtë ligj "të papajtueshëm me ligjin europian" dhe e cilësoi "diskriminues".

"Kufizimet e vendosura nga qeveria hungareze në financimin e OJQ-ve nuk janë në përputhje me ligjin e BE. Organizatat e shoqërisë civile janë pjesë kryesore e demokracive tona. Ne duhet t'i mbështesim, jo t'i luftojmë ato", përsëriti të enjten Vera Jourova, nënkryetare e Komisionit Evropian.

Nëse Orban nuk reagon pas kësaj letre, CJEU mund të vendosë penalitete financiare për Hungarinë.

Përplasja mes Orban dhe Soros vijon prej disa vitesh. Filantropi i lindur në Hungari e hapi Universitetin e Evropës Qendrore (CEU) në Budapest, në vitin 1991.

Ai e ka kritikuar ashpër qëndrimin që Orban ka mbajtur ndaj emigracionit në BE. Me hyrjen e ligjit në fuqi, universiteti i themeluar nga Sosor u detyrua të zhvendosej në Austri.

Ndërsa Orban e ka akuzuar shpesh Sorosin se ka ndërhyrë në çështjet politike hungareze përmes aktiviteteve të tij filantropike në vend.

Ndërkohë, edhe BE ka qenë kritike ndaj Orban përgjatë viteve të fundit, sidomos për atë që e cilëson shtypje të lirisë së medias, akademikëve dhe OJQ-ve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.