Gjeopolitika e vaksinave, Ballkani Perëndimor kthen sytë nga Lindja

Postuar në 10 Shkurt, 2021 13:11

Serbia mban deri tani vendin e parë për avancimin në fushatën e vaksinimit. Falë Kinës, ajo është pararojë në Evropën kontinentale. Rreth 7% e serbëve kanë bërë deri tani të paktën një dozë të vaksinës, një normë më shumë se dyfishi i mesatares aktuale të Bashkimit Evropian, ku midis 3 dhe 4 për qind e njerëzve janë vaksinuar që në fillim të shkurtit.

Shumica e 1.1 milion dozave të importuara në Serbi, një vend me 7 milionë banorë, janë nga Sinopharm e Kinës. Një milion doza të tjera pritet të arrijnë para marsit, ndërkohë që po negociohet me Rusinë për të marrë dhe madje për të nisur prodhimin vendas të vaksinës Sputnik, deri në fund të këtij viti. Ajo është gjithashtu në bisedime me kompanitë farmaceutike të tre vaksinave që ka miratuar deri tani BE-ja. Vaksina kineze nuk është miratuar ende as nga agjencia europiane dhe as ajo amerikane. Megjithatë, Hungaria i ka hapur dritën jeshile, sipas rregullave të emergjencës që i lejojnë një shteti anëtar të BE-së ta bëjë një gjë të tillë përpara nëse rregullatori i BE të marrë vendim, me kusht që të mbajë vetë përgjegjësitë.

Për Beogradin, shkalla e lartë e vaksinimit ka provuar vlerën e aktit delikat të balancimit gjeopolitik. Edhe pse në procesin e negociatave me BE-në, Serbia mban lidhje të ngushta me Pekinin dhe aleaten tradicionale, Rusinë. Për BE-në, kjo është një zile që duhet t’i kujtojë herë pas here konkurrencën e fortë për ndikim në “lagjen” e saj, ku zhgënjimi po rritet për ngërçit të zgjerimit. Përhapja e vaksinimit vetëm po e shton këtë frustrim. Katër nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë marrë ende një dozë të vetme, pavarësisht premtimeve nga Brukseli.

Komisioni Evropian premtoi 70 milion € për të ndihmuar në shpërndarjen e dozave në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që një fond prej 500 milion € është parashikuar për programin COVAX, i cili synon të garantojë qasje të barabartë në vaksinat dhe trajtimet e koronavirusit në të gjithë botën. Por ende nuk ka një afat kohor se kur vaksinat do të arrijnë në rajon dhe COVAX duket se e ka të vështirë të çajë në këtë garë, pasi vendet e pasura i japin përparësi planeve të tyre të vaksinimit.

Pritja për vaksinat, që vjen në një kohë kur bashkimi me BE duket një perspektivë gjithnjë e më e largët, rrezikon ta shtyjë Ballkanin Perëndimor më larg bllokut. Duke ndjekur shembullin e Serbisë, shumë vende të rajonit - të cilat kanë regjistruar disa nga nivelet më të larta të vdekjes për frymë gjatë pandemisë - kanë filluar të kërkojnë ndihmë në Lindje.

Në Maqedoninë e Veriut, procesi nuk ka nisur ende. Ndërsa pret dozat e para nga Covax në mars, qeveria proevropiane e Maqedonisë së Veriut është detyruar të negociojë me Kinën. Ndërkohë, falë negociatave me Pfizer, në fund të shkurtit mund të marrë 800 mijë doza. 

Si në rastin e Titanikut, kur varkat e shpëtimit u dhanë së për pasanikët; të varfërit u mbytën. Këtë herë kemi të njëjtën matricë psikologjike në veprim. Në momente kritike, të gjithë përpiqen të sigurojnë veten në radhë të parë", thotë për Politico.eu epidemiologu Dragan Danilovski. 

Mali i Zi, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina i presin dërgesat e para përmes COVAX në pranverë, por edhe ato po kërkojnë zgjidhje më të shpejta. Ministrja e Shëndetësisë e Malit të Zi Jelena Borovinić Bojović tha se përveç një kontrate të nënshkruar kohët e fundit për 150 000 vaksina kineze, ajo do të kërkojë të sigurojë 50 000 doza të Sputnik të Rusisë. Qeveria boshnjake tha në mes të janarit se do të fillojë negociatat me Moskën, Pekinin dhe Pfizer dhe Kosova ndoqi shembullin e saj.

Përveç Serbisë, Shqipëria është i vetmi vend tjetër i Ballkanit Perëndimor që ka filluar fushatën e vaksinimit - falë një vendi të paidentifikuar të BE-së që i dërgoi Tiranës një dërgesë simbolike prej 975 dozash. (Rama, i cili ishte një nga të parët që u vaksinua, tha se ai nuk ishte "i autorizuar" për ta treguar kush ishte vendi.) Qeveria shqiptare ka siguruar gjithashtu 500 000 doza direkt nga Pfizer, 1 170 kanë mbërritur deri më tani dhe 40 000 që do të dorëzohen në fund të shkurtit. Pjesa e mbetur nuk pritet para vjeshtës. 

"Në thelb nuk kemi asnjë program vaksinimi për momentin," thotë epidemiologu shqiptar, Ilir Alimehmeti. “Ne po mbështetemi te imuniteti i tufës. Edhe pse nuk na pëlqen, natyra do të bëjë pjesën e saj”.

Ai shton se shqiptarët janë zhgënjyer nga BE kaq shumë herë sa që "pritshmëritë nuk janë shumë të mëdha, kështu që zhgënjimi nuk mund të jetë shumë i madh".

Rama e ka cilësuar shpërndarjen e vaksinave të BE-së "moralisht dhe politikisht të papranueshme", duke shtuar se “për momentin ajo ka vendosur të mendojë vetëm për veten e saj". Filipçe i Maqedonisë së Veriut thotë se BE duhet të kuptojë se nuk do të ishte gjë e zgjuar të linte një pjesë të kontinentit të pavaksinuar.

"Nëse disa pjesë të BE-së mbeten të rrezikuara, të gjithë do të jenë në rrezik," tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.