Kthesa e Salvinit/ Krah Lëvizjes 5 Yjet për qeverinë e Mario Draghi-t

Postuar në 06 Shkurt, 2021 21:44

Mario Draghi siguroi mbështetjen e dy partive kryesore të Italisë, për të formuar qeverinë e re dhe për të nxjerrë vendin nga kriza. Kjo erdhi pasi Lëvizja 5 Yjet dhe Lega e Matteo Salvinit, përkatësisht populistët e majtë dhe të djathtë, lanë mënjanë mëritë dhe i dhanë mbështetje atij që mund të bëhet kryeministri i ri italian.  

Ne jemi gati. Jemi forca politike kryesore në vend, pra një forcë që duhet të qeverisë”, tha Salvini pas një takimi me Draghin.

Jemi gati t’i lëmë pas të gjitha për interesin e vendit”, tha Vito Crimi, lideri i Lëvizjes 5 Yjet, partia që ka shërbyer si element kyç në dy qeveritë e fundit të Italisë.

I njohur si Supermario për rolin e tij në shpëtimin e Eurozonës në krizën e borxhit në 2012, kohë kur ishte drejtues i Bankës Qendrore Europiane, Draghi u thirr nga presidenti Mattarella për të negociuar për qeverinë e re, pas dorëheqjes së Giuseppe Conte-s. Mario Draghi gëzon edhe mbështetjen e Matteo Renzit, ikja e të cilit solli rënien e qeverisë Conte, por edhe atë të partisë së Silvio Berlusconit. Qeveria e re ka detyrën e kanalizimit të mbi 200 miliardë euro fonde të BE-së për rimëkëmbjen nga pandemia. Italia, ekonomia e tretë e eurozonës, shënoi një rënie prej 8.9% e GDP-së vitin e kaluar.

Më mirë të jem aty ku merret vendimi sesi do të përdoren këto para, sesa të shoh nga jashtë”, ka thënë Salvini.   

Dy vjet më parë, Salvini la koalicionin me 5 Yjet, me bindjen se rënia e qeverisë do të sillte zgjedhjet e parakohshme, nga të cilat Lega do të dilte forcë e parë. Por kjo lëvizje solli qeverinë Conte pas rikthimit në lojë të Matteo Renzit, duke e lënë Salvinin në opozitë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.