Turqia është forcë dominuese në Mesdheun Lindor. Europa duhet ta pranojë, i pëlqen apo jo

Postuar në 03 Shkurt, 2021 14:48

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder vlerëson se Turqia është tanimë një forcë dominues në Mesdheun Lindor dhe bën thirrje që Europa ta pranojë dhe njohë një realitet të tillë. Në një libër të publikuar prej tij, titulluar: “Shansi i fundit”, Schröder shkruan se ndryshime si këto me Turqinë apelojnë për nevojën e një rendi të ri botëror.

Europa duhet ta pranojë faktin se Turqia është bërë një forcë dominuese në Mesdheun Lindor. E pëlqen apo jo këtë fakt. Një rend i ri botëror, për të cilin kemi nevojë, është shansi i fundit për Perëndimin. Turqia, Kina dhe Rusia janë aktorë të rëndësishëm në politikën botërore. Perëndimi do të humbasë nëse vepron ndaj këtyre vendeve me mendësinë e Luftës së Ftohtë

citohet Schröder që e ka autorizuar librin në bashkëpunim me profesorin e historisë, Gregor Schöllgen. 

Më tej akoma ai nënvizon ato që i quan gabime të europianëve, duke sjellë në kujtesë se që nga viti 1963, ishte Gjermania që hapi një perspektivë europiane për Turqinë, perspektivë e cila në fakt nuk u menaxhua me sinqeritet nga pala europiane, përveç kohës kur në Gjermani qeveriste koalicioni i socialdemokratëve me të gjelbrit.

Të kërkosh nga Turqia të përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave dhe të vonosh në të njëjtën kohë përmirësimet e rëndësishme në negociatat e anëtarësimit është sikur të thuash: Nuk ju duam!

shkruan ish-kancelari.

Ai thekson se realiteti i viteve të fundit provon se as kriza në Siri dhe as ajo në Ukrainë nuk mund të zgjidhen pa Putinin dhe Erdoganin. Ky është fakt. 

Koha kur ministrat dhe presidentët turq prisnin në dhoma në Berlin apo Bon në rrethana poshtëruese ka marrë fund

shprehet më tej ai.

Schröder aktualisht është këshilltar në Bankën e Investimeve “Rothschild”  dhe ka qenë shpesh në vëmendje të shtypit perëndimor për marrëdhëniet e tij me Rusinë e Vladimir Putin dhe për mbrojtjen që i ka bërë projektit Nord Stream.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.