Marrëdhëniet diplomatike Kosovë-Izrael "acarojnë" Serbinë dhe Turqinë   

Postuar në 02 Shkurt, 2021 10:50

Zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, pika më e rëndëishme e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, ka shkaktuar reagime. Ky hap u cilësua nga të dyja vendet si historik, por pakënaqësitë e para erdhën nga Serbia.

Ministri i Jashtëm serb tha se kjo ndikon në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Izraelit.

"Vetë Izraeli zgjodhi që interesi i tij në lidhje me Shtetet e Bashkuara është më i rëndësishëm për të, dhe zgjedhja e SHBA-ve mbi Serbinë është e drejta e tyre legjitime. Ajo që është e rëndësishme është që ne nuk morëm pjesë në atë proces, sepse presidenti  Aleksandar Vuçiç nuk ka pranoi të nënshkruajë një ftesë për Izraelin për të njohur të ashtuquajturën Kosovë dhe anasjelltas", i tha Selakoviç Radio-Televizionit Serb RTS.

Selakoviç përmendi rolin e Matthew Palmer në arritjen e marrëveshjes së 4 shtatorit 2020.

"Ne kemi bërë përpjekje serioze në marrëdhëniet me Izraelin në vitet e fundit, në marrëdhëniet midis dy kombeve dhe nuk jemi të lumtur për këtë. Flet shumë fakti që e gjitha kjo u krye me nxitjen e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer, ne do të shohim nëse ai do të përpiqet kaq shumë për të zbatuar pjesë të tjera të marrëveshjes midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, të përfunduara në Uashington".

Ndërsa Turqia nga ana tjetër e cilëson këtë hap si shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy, tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Prishtinës dhe Izraelit "nuk i shërben çështjes palestineze" dhe, siç thotë ai, minon zgjidhjen e çështjes së dy shteteve.

Angazhimi i Kosovës është kundër ligjit ndërkombëtar, përfshirë rezolutat e Kombeve të Bashkuara të miratuara për këtë çështje. Është e qartë se çdo hap drejt këtij drejtimi nuk do t'i shërbejë çështjes palestineze dhe do të dëmtojë vizionin e për një zgjidhje në të mirë të dy shteteve”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.