Jeff Bezos largohet nga Drejtor Ekzekutiv i "Amazon". Në detyrë një person nga IT

Postuar në 02 Shkurt, 2021 23:13

Jeff Bezos do të largohet nga detyra aktuale e Drejtorit Ekzekutiv të kompanisë “Amazon” për të kaluar në pozicionin e Kryetarit Ekzekutiv. Njoftimi është bërë ndërkohë që kompania ka raportuar fitime prej 100 miliardë dollarësh. Pasues i Bezos në detyrën e tij të tanishme do të jetë Andy Jassy, personi përgjegjës për qendrat e të dhënave kompjuterike.

Si Kryetar Ekzekutiv unë do të jem i angazhuar në nisma të rëndësishme të “Amazon” por do të kem po ashtu kohë dhe energji për t’u përqendruar në fondin Dita 1, Fondi Bezos për Tokën, Origjina Blu, The Washington Post dhe pasionet e mia të tjera

ka deklaruar Bezos në një letër për punonjësit duke sqaruar tekstualisht se:

Nuk kam patur ndonjëherë kaq shumë energji. Kjo nuk është dalje në pension

Vendosja e një njeriu nga fusha e IT në pozicion kryesor vendimmarrës është komentuar si promovim nga Bezos i rëndësisë që po merr shërbimi ueb për të ardhmen e kompanisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.