Oferta e shumicës për zgjedhjet e 2021-t jam Unë

Postuar në 31 Janar, 2021 22:23

Shumica në pushtet po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të diskredituar si të pabesueshëm programin e PD-së. I cili patjetër që ka pika të diskutueshme. 

Një arsye për këtë duhet kërkuar te karakteri social i propozimeve të opozitës. Dhe në këtë kuadër propaganda e qeverisë tradhëton vetëdijen se problemet sociale jo vetëm që janë të mëdha, por ato edhe nuk janë adresuar. 

Një tjetër arsye mund të jetë çmobilizimi i opozitës në luftën politike ditore, duke u përqendruar te propagandimi i programit që imponon deri diku natyrën e përballjes. 

Një arsye është – ndoshta kjo është edhe kryesorja – është se mazhoranca nuk di se çfarë të propozojë veçse asaj që po thotë qysh tani: Vazhdimin e kësaj qeverisjeje që kemi. 

Por kjo nuk është kurrfarë për një shoqëri në kryqëzim dhe krizë. Ndaj edhe do të shohim në vazhdim dozë të shtuar të spektaklit të kryeministrit, që rend nga një fshat në tjetrin duke begenisur Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi i hoqi zvarrë për 8 vjet.  Dhe pasi inkriminoi edhe jetën politike. 

Fundja oferta e të majtëve zyrtarë tanimë është detyrimisht e thjeshtë; ajo ka vetëm një asortiment politik: Edi Ramën. Të cilit i zgjat skadenca pak më shumë sesa magazinës së vet që thjesht është me bukën e zezë të 1991 e cila nuk vihet në gojë. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.