Macron propozon ndryshim të formatit për marrëveshjen bërthamore. Irani: Ka hallin e shitjes së armëve

Postuar në 31 Janar, 2021 00:11

Pas Turqisë, presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon belanë e protagonistit edhe në një rajon tjetër: në Gjirin Persik. Ai ka propozuar së fundmi që në bisedimet e reja me Iranin për çështjen bërthamore të përfshihet edhe Arabia Saudite, rivali kryesor strategjik në rajon i Teheranit zyrtar.

Marrëveshja bërthamore është ndërkombëtare dhe shumëpalëshe, ratifikuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me Rezolutën nr. 2231 që është e panegociueshme dhe palët në të janë të ditura dhe të pandryshueshme

ka thënë me këtë rast zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh.

Diskutimi vjen ndërkohë që administrate e re amerikane ka njoftuar se do t’i rikthehet marrëveshjes nëse Irani i përmbahet detyrimeve të saj që rrjedhin që nga viti 2015. SHBA injoron këtu hapur faktin se ato detyrime janë zhbërë nga hedhja poshtë e marrëveshjes nga Trump. Në kuadër të hapjes së negociatave të reja, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar që të jenë pjesë e tryezës dhe në të diskutohet edhe porgrami balistik iranian, si dhe mbështetja prej tij e milicive në rajone të ndryshme. Por meraku i Presidentit francez ka marrë edhe një shuplakë tjetër nga Teherani teksa i njëjti zyrtar ka zbuluar se kjo politikë e Parisit zyrtar nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë dhe ruajtjen e paqes, por me kontratat e shitjes së armëve.

Nëse zyrtarët francezë janë të shqetësuar për shitjet shumë të mëdha të armëve te shtetet arabe të Gjirit, është mirë që të rikonsiderojnë politikat e tyre. Armët franceze, krahas armëve perëndimore, jo vetëm shkaktojnë masakrat e mijëra jemenitëve, por janë edhe shkaku kryesor i mungesës së stabilitetit në rajon

ka vijuar Khatibzadeh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.