Tre propozimet amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve

Postuar në 27 Janar, 2021 12:53

Një dokument i ri që hedh tre propozime për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi po diskutohet në Uashington. Dokumenti është hartuar nga "International Crisis Group", një think tank i themeluar nga Robert Malley, një nga bashkëpunëtorët e ish-presidentit amerikan, Barack Obama. Janë tri mundësitë që paraqiten për një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë theksohet se asnjëri prej tyre nuk është "ideal".

E para është përdorimi i "stimujve" për Serbinë - mbështetja e donatorëve dhe anëtarësimi i përshpejtuar në BE në mënyrë që të merret në këmbim njohja e pavarësisë së Kosovës; propozimi i dytë është që të krijohen “enklava” të reja autonome të serbëve në Kosovë dhe e anasjellta; dhe e treta është rikthimi te projekt-marrëveshja e shumëdebatuar e shkëmbimit të territoreve. Analiza tregon, ndër të tjera, se zgjidhja e mosmarrëveshjes do t’i shërbejë "stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës", por gjithashtu tregon se të gjitha palët duhet të kërkojnë një mënyrë për të arritur një marrëveshje mbi njohjen e ndërsjellë dhe se vendet e BE-së duhet të japin një shenjë se do të mbështesin çdo marrëveshje në përputhje me të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.

"Beogradi dhe Prishtina duhet të pranojnë publikisht nevojën për kompromis", thuhet në analizën që synon të zgjidhë përfundimisht "nyjën gordiane".  Procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit ka nisur që në vitin 2006. Që prej asaj kohe, ka pasur njëfarë progresi, por ajo për të cilën Serbia nuk ka rënë dakord asnjëherë është njohja e pavarësisë së Kosovës. Tre propozimet amerikane për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi:

1. Njohja nga Serbia për komunave autonome për serbët e Kosovës dhe shqiptarët serbë

2. Kthimi në qasjen e shkëmbimit të territorit që ishte thelbi i projekt-marrëveshjes së parashikuar për vitin 2018

3. Analiza konkludon se Bashkimi Evropian duhet të dalë me një pozicion të unifikuar në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe në mënyrë të veçantë me Mitrovicën, ku ura e Ibrit ndan serbët nga shqiptarët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.