Shefi i Moderna-s: Virusin do ta kemi mes nesh përgjithmonë

Postuar në 26 Janar, 2021 13:06

Vaksina e Moderna-s është efektive edhe kundër varianteve të reja të Covid-19. Por pavarësisht kësaj, lufta me pandeminë do të jetë e gjatë. CEO i Moderna, Stephane Bancel, është shprehur dje se një studim i vetë kompanisë ka treguar se vaksina siguron mbrojtje si për variantin e dokumentuar në Britani të Madhe (B.1.1.7), ashtu edhe për variantin e Afrikës së Jugut (B.1.351). Megjithatë, Bancel shtoi se me vaksinën duhet punuar, në mënyrë që të përshtatet me mutacionet që mund të përhapin variante të tjera të SARS-Cov-2.

"Unë besoj se SARS-Cov-2 do të mbetet përgjithmonë mes nesh", tha Bancel në një intervistë me Yahoo Finance Live. "Ne do të duhet të kemi shtesa të adaptuara ndaj një virusi, siç kemi për gripin. Është e njëjta gjë, të dy janë viruse të mRNA dhe ne do të duhet të jetojmë me të përgjithmonë”.

Kompania njoftoi të hënën se do të nisë testet për një variant të përforcuar të vaksinës së saj, në përputhje me nevojën për të siguruar përgjigje imune për variantet e reja. Bancel theksoi rëndësinë e dozës përforcuese, duke pasur parasysh kufizimet e kapacitetit të prodhimit.

"Pyetja e madhe me rritjen do të jetë doza", tha ai. “A ju duhen 25 apo 50 ose 100 mikrogramë? Produkti aktual që është i autorizuar nga FDA është 100 mikrogramë. Një dozë e parë dhe një tjetër përforcuese”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.