SARS-CoV-2/ Varianti britanik përhapet më shpejt dhe vret më shumë  

Postuar në 22 Janar, 2021 21:03

Varianti britanik i COVID-19 mund të ketë nivel më të lartë vdekshmërie. Megjithatë, të dy vaksinat që po përdoren aktualisht janë efektive ndaj tij.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, paralajmëroi vendin e tij sot për rrezikun e virusit për të cilin deri tani dihej se ishte më i transmetueshëm.

"Ne jemi informuar sot se përveç përhapjes më shpejt, tani duket se ka disa prova që varianti i ri - varianti që u zbulua për herë të parë në Londër dhe juglindje të Anglisë - mund të shoqërohet me një shkallë më e lartë e vdekshmërisë”, tha ai në konferencë shtypi.

Konkretisht, sipas ekspertëve të Britani, për një burrë në të gjashtëdhjetat, rreziku mesatar i vdekjes nga Covid-19 ishte që 10 në 1 000. Por me variantin e ri, rreziku rritet në 13 ose 14 vdekje në 1 000 njerëz të kësaj moshe.

Deri tani në Britani janë vaksinuar me dozën e parë 5.38 milionë njerëz.

Autoritetet britanike vlerësojnë se numri i infeksioneve të reja ka një rënie prej 1-4%. Por prevalenca mbetet gjithsesi e lartë, pasi një në 55 njerëz e ka virusin.

Deri tani, Britania ka regjistruar më shumë se 3.5 milionë të infektuar dhe rreth 96 mijë të vdekur. Ajo qëndron e pesta në listën e vendeve me numrin më të madh të viktimave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.