Elon Musk dhuron 100 milionë dollarë për teknologjinë që neutralizon efektet e gazit serrë  

Postuar në 22 Janar, 2021 13:28

Elon Musk ka në plan të ndihmojë kauzën mjedisore. Kreu i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, premtoi 100 milionë dollarë për zhvillimin e një teknologjie që është e aftë të mbledhë karbonin e lëshuar nga aktivtiteti njerëzor.

Konkretisht, me këtë ofertë, Musk synon disa koncepte, ende të parealizuara, të cilat do të ndalojnë ndryshimin e klimës duke thithur karbonin nga ajri, për ta përdorur më pas për diçka tjetër ose thjesht duke e hequr nga një zonë, në mënyrë që të parandalohet avancimi i ngrohjes globale.

Në teori, ideja është shumë interesante. Por ekspertët shqetësohen se ajo nuk mund të vihet kurrë në zbatim në atë masë sat ë shihet impakti pozitiv në klimën globale - apo edhe se do t'u japë korporatave një justifikim për të mos hequr dorë nga praktikat e prodhimit që ndotin mjedisin.

Ky propozim vjen në një kohë kur themeluesit të Teslas i kanë ecur punët mirë. Për shkak të rritjes së aksioneve të Tesla-s, Musk u bë për pak kohë personi më i pasur në botë, para se të rikthehej në vend të dytë, për t’ia lënë “fronin” sërish shefit të Amazon-it, Jeff Bezos.

Rritja e pasurisë mesa duket e ka shtyrë Musk më shumë drejt bamirësisë. Në fillim të këtij muaji, ai  kërkoi publikisht ide se ku duhej të shkonin paratë që ai mund të dhurojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.